Në ditën e 500-të të luftës, Volodymyr Zelensky mbërriti në ishullin e gjarpërinjve, ku vendosi lule për ushtarët e rënë.

Vetë lideri shkruan në Telegram: “500 ditë luftë totale në ishullin e gjarpërinjve. Ishulli i lirë i Ukrainës së lirë. I jam mirënjohës të gjithëve që luftuan këtu kundër pushtuesit.

Kemi përkujtuar heronjtë që dhanë jetën në këtë betejë, një nga më të rëndësishmet e luftës. Lavdi dhe nder të gjithë atyre që luftojnë për sigurinë e Detit të Zi.” Në video shihet se presidenti vjen me varkë, i shoqëruar nga shefi i zyrës presidenciale Andriy Yermak./balkanweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here