Pagëzimi i foshnjes ose dhënia e emrit
Foshnjes në Kosovë i jepet emri zakonisht ditën e tre- të ose të shtatë pas lindjes. Megjithëse numri i ditëve nuk është i caktuar kudo njësoj, prapë zakonisht ky afat nuk është më i gjatë se një javë, ose dhjetë ditë. Në Malësinë e Gjakovës shpeshherë i ngjitet emri ditën e parë të lind- jes, ose të tretën. Këtu ndikon edhe botëkuptimi patriarkal në lidhje me funksionin e emrit në përgjithësi (për çka fo- lem shkurtimisht më sipër), i cili, përveç të tjerash, «<ka edhe fuqi mbrojtëse. Kjo vlen sidomos nëse pagëzimi bë- het në ndonjë institucion fetar, sepse në këtë mënyrë në- përmjet merit foshnja vihet nën mbrojtje të posaçme të perëndisë e të shenjtit, emrin e të cilit i japin.» «Me emrin është i lidhur edhe shpirti i njeriut, si u tha, prandaj ky duhet t’i jepet sa më parë foshnjes edhe për këtë arsye.
Fjala pagëzim dëgjohet në fshat zakonisht ndër katoli- kët, më rrallë ndër myslimanët. Përgjithësish thuhet, te të dy palët, me ia ngjitë emnin», «<me ia vndue emnin», ose <<me ia dhanë emnin» fëmijës. Fjala pagëzim ka kuptimin e ceremonialit fetar që bëhet me këtë rast zakonisht në ki- shë, ose në shtëpi, në qoftë se kisha është larg. Sipas bes- tytnive fetare, nëse foshnja vdes pa e pagëzuar, ajo varro- set përjashta rrethit të varrezave, sepse vdes me mkat», që lahet, falet, vetëm me rastin e pagëzimit.
Nuk ekziston një rregull i përgjithshëm në lidhje me zgjedhjen e personit që duhet t’i vërë emrin foshnjës. Ras- tet janë të ndryshme, por zakonisht këtë e bën gjyshi ose gjyshja (prindërit e babait të fëmijës), kunati, daja, ose ndo- një tjetër i afërm me gjini gjaku. Por këtë e bëjnë edhe prindërit. Për raste të tilla zgjidhet shpeshherë kumbara i posaçëm, sidomos ndër katolikët për ta pagëzuar foshnjen në kishë (për mashkullin vjen kumbara e për vajzën ndrikulla). Ndodh që emrin e cakton mysafiri, i cili rastësisht ditën ose natën e lindjes gjendet në atë shtëpi. Por në të gjitha ras- tet zakonisht këshilloheshin edhe prindërit e foshnjës për zgjedhjen e emrit. Në shumë raste (ndër katolikët) ekziston kumbara i shtëpisë, zakonisht ai (ose ajo) që ka qenë kum- bare me rastin e kurorëzimit të çiftit ai i pagëzon të gjithë fëmijët e këtyre bashkëshortëve. Ndodh që prifti nuk pajtohet me emrin e zgjedhur nga kumbara ose prindërit, dhe në raste të tilla ai e pagëzon fëmijën si të dojë vetë, kupto- het, duke i dhënë një emër fetar. Në raste të tilla prindërit e thërrasin fëmijën e tyre me atë emër që kanë zgjedhur vetë, ndërsa tjetri mbetet vetëm në dokumentacionin e ki- shes.
Sipas të dhënave të disa etnografëve, në rrethinat e Shkupit shqiptarët myslimanë bëjnë gosti ditën e tretë pas lindjes së fëmijës kur i jepet emri. Këtu hoxha është ai që cakton emrin, por në shumë raste këtë e bëjnë gratë, zako- nisht një grua ose një vajzë që i ka të gjallë të dy prindë- rit. Në disa fshatra të kësaj ane, me këtë rast ndizen tre qirinj, të cilëve më parë u jepet nga një emër. Fëmijës i jepet emri i atij qiriri që qëndron më gjatë pa u djegë Kjo më- nyrë pagëzimi është e njohur kudo në botë, ndërsa ndër ne praktikohej deri vonë, sidomos në Drenicë dhe në disa vise të tjera. Në Myzeqe, kur nuk rronin fëmijët, ose lindnin ve- tëm vajza, djalit të lindur i vinin emrin e qiririt që digjej i fundit (tre qirinjve u jepnin nga një emër darkën e tretë të lindjes).8 Fshatarët tanë shpeshherë i jepnin rëndësi të madhe ëndrrës. Në qoftë se prindërit e fëmijës shihnin en- dërr ndonjë njeri, qoftë ky edhe i vdekur, mendohej se em- ri i tij duhet t’i vihej fëmijës, për të pasur shëndet të mirë e jetë të gjatë. Edhe kjo dukuri është mjaft e përhapur ndër popuj të ndryshëm. Kështu etnografi i njohur danez, Kaj Birket Smith, thotë se indianët e Amerikës u ngjisin emrin fëmijëve në lidhje me atë çka kanë parë ëndërr, e në qoftë se nuk shohin asgjë, atëherë i drejtohen fallxhorit që ky ta pagëzojë foshnjën, dhe kështu ata vetë heqin përgjegjësinë ndaj fuqive mbinatyrore që kanë lidhje me emrin. Në Gui- nenë e Re disa fise shkojnë në fisin tjetër për të gjuajtur kokat e kundërshtarëve dhe me emrin e të vrarëve i pagë- zojnë fëmijët e lindur, sepse konsiderojnë se emri është bu- rim i fuqisë e gjallërisë së personit përkatës, fuqi e cila ba- shkë me emrin kalon në foshnjen që merr këtë emër. Edhe tek eskimezët fëmijës i jepet emri i atij të vdekuri që u paraqitet prindërve në ëndërr. Te laponet, kur gruaja sheh ëndërr para lindjes ndonjë të vdekur, besohet se ai do të lindë përsëri në personin e fëmijës së saj, kështu që fosh- njeve të tilla u jepet emri përkatës. 10 Besimet në lidhje me emrin e fëmijës, përkatësisht me pushtetin që kanë mbi të fuqitë e ndryshme mbinjerëzore, shpirtërat, shtrigat, lugatët etj., janë të shumta dhe masat mbrojtëse janë të ndryshme, sidomos në ditët e para të je- tës së fëmijës. Kështu, në rrethin e Preshevës të tretën ditë pas lindjes i ngjit emrin foshnjës anëtari më i vjetër i fa- miljes, në marrëveshje me pjesëtarët e tjerë të shtëpisë. Me këtë rast, ai i fal fëmijës pare metali që të jetë i pasur dhe i fortë si hekuri. Pastaj i vihet në lidhëse një copë bu- kë, një thelb hudhër dhe një rruazë e kaltër me qëllim që kështu të largohen të gjitha të ligat» nga fëmija.11 Vënia e emrit foshnjes, si shihet nga kjo që u tha më lart, bëhet në mënyra të ndryshme edhe brenda një popu- lli. Mirëpo, kudo është e pranishme bestytnia e përhapur në mbarë botën se emri ka një funksion mbrojtës, se ai ndikon në fatin, shëndetin dhe jetën e njeriut, se me të kanë lidh- je të ngushtë fantazmat e ndryshme që rrezikojnë fëmijën e në lidhje me këtë merren masa të ndryshme. Në këtë pu- në luan rol të posaçëm feja (pagëzimi në kishë, ose te kleri- kët e çdo feje tjetër) dhe besimet e kota (në lidhje me fuqi- në e fallxhorëve, të ëndrrave, të hudhrës etj.) Kumbara i pagëzimit konsiderohet si njeri me dorë të mbarë por kum- baria ka edhe domethënien praktike – zgjerimin e rrethit të miqve e të dashamirëve të shtëpisë. Madje, kumbara konsi- derohet aq i afërm saqë ndërmjet dy familjeve të tilla nuk bëhen martesa.
Shkëputur nga: “Gjurmë e Gjurmime – Mark Krasniqi” – Trungu & InforCulture