Më 15 janar 1877 në Budapest Rusia dhe Austro- Hungaria kishin arritur Marrëveshje sekrete për ndarjen e sferave të tyre në Ballkan. Me këtë Marrëveshje sekrete këto dy shtete ishin marrë vesh:
1.Në rast lufte në mes Rusisë dhe Portës, Austro- Hugaria do të mbetej neutrale,
2.Rusia nuk do të reagonte nëse Austro-Hungraia do ta okuponte Bosnjen dhe Hercegovinën,
3.Austro Hungaria të mos influenconte në : Rumuni, Bullgari, Serbi dhe Mal të Zi. Ndërsa Rusia të mos influenconte në: Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi. Që këto principata të e fundit të mbeteshin neutrale.
4. Nëse shembet Perandoria Osmane, mos të krijohet një shtet i madh sllav në Ballkan, ose tjeter shtet i madh eventual shqiptar si kundërpeshë sllave. 5.Bullgaria, Shqipëria dhe Rumunia mund të formoheshin si shtete sovarne dhe të pavarura. 6. Stambolli projektohej si qytet i lirë. Në fakt Marrëveshja e Budapestit e 15 janrit 1877 ishte akti i pare i shënimit të mundësisë që të themelohet shteti shqiptar dhe ai ta ketë përkrahjen ndërkombëtare të Rusisë dhe Austro-Hungarisë. Pas këtij akti, duke e vrejtur shqiptarët se janë në shanse ta themelojnë shtetin, do të tubohen në mars 1877 në Prizren dhe aty do të përpiqen që ti shtrojnë themelet e shtetit shqiptar. Duke e hetuar këtë orientim ti shqiptarëve Rusia do të nxitojë për të prishur çka mundet dhe më 24 prill 1877 do të shpallë luftë Pernadorisë Osmane. Të nxitura nga Rusia, Serbia dhe Mali i Zi në fund të vitit 1877 do ti shpallin Luftë Pernadorisë, duke ia grabitë deri më 6 janar 1878 Vilajetit të Kosovës tërë Sanxhakun e Nishit dhe një pjesë të Sanxhakut të Prishtinës. Pas kësaj Lufte Rusia do të përpiqet që ta vejë para aktit të Kryer Portën me Paqën e Shën Stefanit në fillim të vitit 1878. Në këtë diktat politik, do të ndërhyjnë Fuqitë tjera si të pakënaqura me ndarjen e Ballkanit. Ato, më 10 qershor 1878 në Kongresin e Berlinit do të projektojnë një hartë të re të Ballkanit, duke i kënaq interesat e satelitëve të Rusisë, gjithnjë në dëm të to- kave shqiptare.Në fakt, me vendimet e Kongresit të Berlinit ku diktonte kancelari gjerman Bizmark, idesë së shtetit shqiptar iu vunë prangat në të gjitha gjymtyrët vepruse politike dhe etnike. Ka qenë vetëm rast si ka shpetuar kombi shqiptar pa u ndarë territori i tij në mes satelitëve të Rusisë në Ballkan.
Shkëputur nga: Programi Kombëtar Politik i Shqiptarëve – Prof. Dr. Hakif Bajrami /Trungu & InforCulture.info