Mbretëria e kafshëve ka plot armë vdekjeprurëse. Dhëmbët e luanit mund të copëtojnë mishin me një intensitet të jashtëzakonshëm. Gjarpërinjtë me zile, mund të injektojnë toksina në qarkullimin tonë të gjakut, ndërsa hipopotamët mund të na vrasin me nofullat e tyre të fuqishme.
Këto janë vetëm disa shembuj të gjallesave vdekjeprurëse.
Por cila kafshë vret më shumë njerëz çdo vit?
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), “kafsha – në këtë rast INSEKTI më vdekjeprurës në botë” është mushkonja, e cila sipas disa vlerësimeve vret 500.000-1.000.000 njerëz në vit.
Arsyeja kryesore?
Ato janë një vektor për sëmundjet, dhe veçanërisht për malarien.
“Malaria ka pasur pasoja shkatërruese për popullatën njerëzore për një kohë shumë të gjatë– ShenonLado, ekolog sëmundjesh në Institutin Keri të Studimeve të Ekosistemit në Millbruk, Nju Jork.
Malaria shkaktohet nga organizma parazitarë njëqelizorë në gjininë Plasmodium , të bartura nga personi në person nga mushkonjat Anofele. Ndërsa sëmundja është e rrallë në Amerikën e Veriut dhe Evropë, ajo është shumë me zakonshme në pjesë të Afrikës, Azisë Jugore dhe Amerikës së Jugut.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, malaria shkaktoi rreth 619.000 vdekje në vitin 2021. Sëmundja trajtohet shpesh me një kujdes shëndetësor që është i arritshëm. Por për njerëzit më të rrezikuar – fëmijët e vegjël, shtatzënat dhe njerëzit me sistem imunitar të dobët, si të sëmurët HIV/AIDS – malaria mund të jetë shumë e rrezikshme.
Sipas OBSH-së, rreth 80 për qind të të gjitha vdekjeve nga malaria në Afrikë ishin fëmijët nën moshën 5 vjeç. Mushkonjat përhapin gjithashtu një sërë sëmundjesh të tjera, duke përfshirë Ethet Denge, virusin e Nilit Perëndimor, virusin Zika dhe infeksionin parazitar limfatik Filariasis.
Po pse mushkonjat janë kaq efektive në përhapjen e sëmundjeve? Së pari, mushkonjat
femra ushqehen me gjak, gjë që do të thotë se ato i transferohen shumë lehtë patogjenët
nga qarkullimi i gjakut të një personi tek tjetri thotë Lado. Ato janë shumë të vogla dhe me krahë, gjë që do të thotë se mund të përhapen lehtësisht dhe t’i kafshojnë njerëzit pa u vënë re.
Së dyti ne ndajmë të njëjtin ekosistem dhe burime. Mushkonjat mbështeten tek uji për
t’u riprodhuar, ashtu siç njerëzit mbështeten tek uji për të jetuar. “Ne nuk mund ta ndajmë plotësisht veten nga habitati për të cilën kanë nevojë mushkonjat”- tha Lado.
Megjithatë, ekzistojnë disa mënyra për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të shkaktuara
nga mushkonjat. Edhe ndryshimet e vogla në infrastrukturë, mund të sjellin një ndryshim
të madh. Për shembull, rrjetat prej teli mund të ndihmojnë në mbajtjen e mushkonjave. Gjithsesi mushkonjat po përballen edhe me pasoja e ndryshimit të klimës. Ndërsa planeti ngrohet, këto sëmundje mund të fillojnë të përhapen në zona të reja, nëse mjediset lokale fillojnë të bëhen më mikpritëse ndaj këtyre patogjenëve dhe mushkonjave që i bartin ato, Endi Mekdonald, ekolog sëmundjesh në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara.
Megjithatë mushkonjat, nuk janë të vetmet kafshë jashtëzakonisht vdekjeprurëse në planetin tonë. Gjarpërinjtë vrasin nga 81.000–138.000 njerëz çdo vit sipas OBSH-së, duke i bërë ato një nga kafshët më vdekjeprurëse për njerëzit. Dhe tërbimi, një sëmundje e përhapur nga
pickimi me një gjitar të infektuar (shpeshherë një qen), vret rreth 59.000 njerëz çdo vit.
Por vetëm një kafshë e rivalizon mushkonjën për titullin e species më vdekjeprurëse për njerëzit. Një raport i Kombeve të Bashkuara vlerësonte se vrasjet dhe konfliktet e armatosura i morën jetën rreth 553.000 njerëzve vetëm në vitin 2017, duke i bërë njerëzit një nga krijesat më vdekjeprurëse në planetin tonë për vetë njerëzimin.