Dëshmi kanë dalë për një planet të madhësisë së Tokës në Rrugën e Qumështit rreth 86 vjet dritë larg, shkëmbor dhe me shpërthime të vazhdueshme.

Shkencëtarët kanë thënë se planeti ka gjasa të jetë i mbuluar me vullkane – ngjashëm me Io – hënën e Jupiterit, trupi me vullkanet më aktive në sistemin tonë diellor.

Është planet që nuk rrotullohet – me njërën anë që qëndron gjithnjë në ditë dhe tjetra në errësirë, raportoi Al Jazeera.

Shkencëtarët kanë thënë se vendi më interesant është rajoni ku takohet ana e natës me të ditës. Vullkanet thuhet se janë gjithandej planetit, madje edhe nën akull nga pjesa e natës. Temperatura e sipërfaqes së tij duket se është pak më e ngrohtë se e Tokës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here