NGA: GJON KEKA
Sikur që kam shkruar edhe më parë në veprat e mia ,edhe këtu po e nënvizoj fortë se për kryezotin tonë arbëror janë shkruar vepra të karaktereve të ndryshme nga pothuajse të gjitha kombet e popujt e Europës dhe Botës. Një figurë e tillë si kjo e kryeheroit dhe mbretit tonë arbëror Gjergj Kastriotit , e të cilën do të donin ta kishin shumë popuj të Europës , është një thesar i madh i historisë së kombit tonë arbëror europian.
Duke qenë se vetë merrem vazhdimisht më studimin e kësaj epoke të artë të kombit tonë,respektivisht epokës së Gjergj Kastriotit të Madh,jam i bindur se për këtë Mbret arbëror ,këtë kryezot,burrështeti e kryehero janë shkruar vepra të panumërta.Sepse kjo figurë mbikohore ishte frymëzim jo vetëm për popujt apo kombet e europës ,por edhe për mbarë popujt e botës që donin lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre.Sikur shihet edhe në këtë vepër“A Tribute to the Memory of Scanderbeg the Great” të autorit anglez Robert Bigsby LL.D.,,botuar në vitin 1866.Edhe tek kjo vepër shohim e cilëson atë si „Skënderbeu i Madh“ apo „Ushtaraku i Madh“,poashtu ai tek kjo figurë gjenë edhe frymëzimin dhe mbrojtësin e kombeve të europës dhe civilizimit të saj. Ja se si shkruan autori i kësaj vepre në lidhje me figurën e pavdekshme të Gjergj Kastriotit:
„Shpesh ne kemi bashkuar shprehjet tona të homazhit për kujtimin e këtij Ushtaraku të madh…,emri i të cilit u është lënë trashëgim të gjitha kombeve dhe të gjitha kohërave, si sinonim i trimërisë patriotike.Kush,në të vërtetë, duke nderuar shembujt e mëdhenj të përkushtimit…të evokuar nga kujtimet më të shquara të lashtësisë, mund të reflektojë, pa një simpati të zjarrtë, mbi jetën e këtij kampioni të pavdekshëm…në shekullin e pesëmbëdhjetë?
Veprat e tij të lavdishme merituan mirëkuptimin e Bajronit të pasionuar, i cili e emëroi prerazi:”PRINC I KAVALIERËVE TË TË GJITHA EPOKAVE!”Kujtimi i Skënderbeut të Madh, ndonëse i përdhosur nga mosmirënjohja e kombeve të tjera, prej të cilëve ai ishte shtylla e fortë e mbrojtjes së tyre, është mbajtur ndonjëherë nga pasardhësit e tij si një trashëgimi me vlerë të pavdekshme. Emri i tij ka qenë si një yll i njohur që shkëlqen mirë mbi pamjen e errët të së shkuarës; dhe simboli i tij i kthjellët tani rishfaqet në horizontin e së ardhmes si lajmëtar dhe si paralajmërues i Diellit që i kthehet lirisë kombëtare.”Sikur shihet autori i kësaj vepre ka një simpati të zjarrët për figurën e kombit tonë Gjergj Kastriotin Skënderbeun.[Gjon Keka]