Sipas një studimi të ri, nga qumështi i sojës mund të ketë përfitime të shumta shëndetësore.

Studiuesit nga Universiteti i Torontos kanë gjetur se konsumimi i qumështit të sojës mund të ndikojë në uljen e tensionit të lartë të gjakut si dhe uljen e yndyrave në gjak, të cilat janë faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës, shkruan Fox News.

Përveç uljes se tensionit e yndyrës në gjak, në studim gjithashtu u gjet se qumështi i sojës ul edhe inflamacionin.

Për të tjera probleme shëndetësore, si niveli i sheqerit në gjak e funksionimi i veshkave, nuk u gjet ndonjë dallim ndërmjet qumështit të sojës e atij të lopës.

“Rezultatet e analizave kanë treguar se të rriturit që konsumojnë qumështin e sojës, të ëmbëlsuar apo jo, mund të përmirësojë shëndetin  e zemrës në përgjithësi, duke ulur tensionin e lartë të gjakut dhe nivelin e kolesterolti, pa ndikuar për të keq tek inflamacioni”, ka thënë autorja e studimit, Madeline Erlich.

Doktori Mark Messina, ka bërë të ditur se qumështi me bazë bimore është bërë shumë i popullarizuar përgjatë viteve të fundit, që e bën të rëndësishme kuptimin e vlerave ushqyese që ka, pasi ky qumësht mund të ndryshojnë në komponime, varësisht nga cila bimë krijohet.

“Analizat aktuale kanë treguar se qumështi i sojës, pa analizuar se a përmban sheqer apo jo, ka përfitime për shëndetin kardiometabolik. Këto gjetje janë në proporcion me ato të Dietry Guidelines of Americans, të cilët kanë deklaruar se qumështi i sojës është i vetmi qumësht me bazë bimore që do të mund ta zëvendësojë qumështin e lopës”, ka thënë ai.

Autoritetet mbikëqyrëse të ushqimit kanë bërë të ditur se qumështi i sojës përmban 60 për qind më pak sheqer se sa ai i lopës.

Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se qumështi i fortifikuar i sojës përmban nivel të krahasueshëm të proteinave, kalciumit e vitaminës D, me atë të lopës, si dhe përmban më pak yndyra të saturuara.

Erlich ka thënë se qumështi i sojës përmban proteina me kualitet të lartë ngjashëm më qumështin e kafshëve.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka deklaruar se 25 gramë apo më shumë proteinë soje në ditë, ka treguar rezultat të mirë në reduktimin e rrezikut nga sëmundjet e zemrës, kur konsumohet si pjesë e mënyrës së të ushqyerit që ka nivel të ulët të yndyrës dhe kolesterolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here