Kështu, teksa grupi që shoqëronte trupin kthehej në Mongoli, ata vranë çdo person që u dilte para rrugës – më shumë se 20000 – kështu që lajmi për vdekjen nuk do të përhapej. Më pas, kur e varrosën, ata ose riorientuan një lumë për të mbuluar vendin e varrimit, ose vunë kuajt që të shtypnin tokën me qëllim që të mos mbetet asnjë gjurmë, ose i vranë të gjithë ata që e varrosën, dhe më pas vranë edhe vrasësit. Nuk ka prova të forta që tregojnë, se ndonjë nga këto gjëra kanë ndodhur. Ndoshta mund të jenë garnitura të mëvonshme që janë hedhur me qëllimin për të shpjeguar një rrethanë të spikatur të historisë: vendndodhja e varrit të Khan mbetet mister.

Perandoria mongole u tkurr me po atë shpejtësi që u zgjerua – një fakt që mund të ketë luajtur rol të madh në mbajtjen sekret të vendndodhjes së varrit të Genghis Khan. Për shekuj, popujt e Mongolisë ruajtën një stil jetese tradicional nomad që linte shumë pak kohë për të medituar për të kaluarën e largët. Në shekullin 20, Bashkimi Sovjetik dominoi Mongolinë dhe, ndërkohë që e modernizoi, ai i druhej nacionalizmit mongolez dhe kështu që nuk lejonte hulumtime në historinë e kombit.

Por në 20 vitet e fundit është parë një shpërthim interesi për Genghis Khan. Jashtë vendi, reputacioni i tij si një barbar i etur për gjak ka pësuar një rishikim të thellë, pjesërisht falë librave si Genghis Khan dhe krijimi i botës së re.

Në Mongoli, Genghis nderohet në një masë që i afrohet Hyut. Imazhi i tij shfaqet kudo. Aeroporti i Ulanbatar dhe marka të njohura të birrës dhe vodkës kanë marrë emrin e tij. Ndaj nuk është habi, që është rizgjuar interesi për gjetjen e vendit të varrosjes së tij. Që nga shembja e komunizmit në vitin 1991, janë bërë dy përpjekje madhore për të gjetur varrin. Të dyja u zhytën në batakun e polemikave.

E para ishta në fillim të viteve 1990, kur gazeta japoneze “Yomiuri Shimbun” sponsorizoi një ekspeditë që zgjati katër vjet dhe gjeti vendin e një qyteti që kish qenë kryeqytet mongol, Avraga, si dhe një strukturë rrethore shumë intriguese tre kilometra në perimetër, e quajtur Muri i Almsgiver. Por ajo nuk gjeti asnjë shenjë për varrin e Genghis-së. Ekspedita shkaktoi megjithatë dyshime mes mongolëve, shumë prej të cilëve ende besojnë se, japonezët po e përdornin në fakt Genghis si një pretekst për të kërkuar fshehtaz për minerale.

Ende qarkullojnë thashetheme në Mongoli se qeveria, në një përpjekje për të penguar ekspeditën e huaj, ka ndaluar grupi që të shohë Burkhan Kaldun, një mal pranë kufirit me Rusinë, ku studiuesit besojnë se është varrosur Genghis Khan. Pikërisht në Burkhan Halduni, pasi gruaja e tij ishte rrëmbyer nga rivalët, Genghis u lut dhe mori frymëzimin që ishte i destinuar për të ndërtuar një perandori.

“Mongolët nuk do të pranonin që ata të gjenin varrin, për shkak të besimit tonë”, tha D. Tumen, kreu i Departamentit të Arkeologjisë në Universitetin Kombëtar të Mongolisë. “Kjo ishte hera e parë, që një ekspeditë ndërkombëtare ishte ndërmarrë dhe mongolët patën frikë se ata do të shkatërronin ose vidhnin disa gjëra nga varri, kështu që ata nuk donin që t’i prekte kush”.

Ekspedita tjetër e madhe ishte udhëhequr nga një tregtar mallrash në pension, Maury Kravitz, dhe një historian i Universitetit të Çikagos, John Woods. Kjo ekspeditë, gjithashtu, nuk pa në Burkhan Kaldun, por në Murin e Almsgiver. Edhe kështu, grupi u detyrua të përfundojë herët kërkimin, në vitin 2002, pasi një ish-kryeministër i Mongolisë vizitoi dhe shkroi një letër publike, duke pretenduar se amerikanët kishin përdhosur vendin me makinat që lëviznin mbi të, me ndërtimin e objekteve të përkohshme shumë afër murit etj.

Tani është një tjetër grup që synon gjetjen e varrit. Ajo quhet Projekti Lugina e Khanëve, dhe filloi punë vitin e kaluar. Ajo është e udhëhequr nga Albert YU-Min Lin, një ekspert i shkencave materiale në Universitetin e Kalifornisë-San Diego, pa një bekgraund arkeologjike. Faqja e parë e projektit në internet përmban një citim nga libri i “Genghis Kha”, nga John Man, i cili lë të kuptohen pritshmëritë e ekipit: “Sigurisht, është pranuar gjerësisht, se varri i sundimtarit të gjysmës së Eurazisë do të rivalizonte atë të Tutankhamun. Në fakt, kërkimi nuk është vetëm për një varr, por për një varrezë të tërë, një lloj Lugine Mongoliane e Mbretërve, ku familja Genghis dhe trashëgimtarët … duhet të qëndrojnë të varrosur, së bashku me gratë, konkubinat, skllevërit, kuajt dhe Parajsën e Përjetshme dhe sende prej ari, bizhuteri, veshje dhe armë e çdo gjë që mund të sjellë në mendje imagjinata”.

“Nëse varri ekziston dhe nëse gjendet ndonjëherë, atëherë do të krijonte një revolucion në arkeologji, studime, prurjen e të ardhurave dhe – përderisa Kina pretendon se Genghis është i saji – në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Por në faqen e internetit te Lugina e Khanëve nuk citohet rreshti tjetër i librit të Man: “Zbulimi i varrit do të sinjalizonte fillimin e një furie ushqimi, duke tërhequr fonde, shumica e të cilëve ndoshta në dollarë, për kënaqësinë e institucioneve që tashmë ekzistojnë dhe shumë të tjerëve që do të krijoheshin brenda natës. Universitetet do të rivalizonin agjencitë e udhëtimit për kontrollin e aksesit, me qeverinë që do të vepronte si arbitër, duke u përpjekur të marrë një pjesë të të ardhurave për kombin, dhe ndoshta duke dështuar, duke parë pasionin aktual për privatizime si dhe mbizotërimin e rryshfetit”. Mundësia e këtij lloj kaosi përreth vendit të prehjes së heroit të Mongolisë ka krijuar dyshime në Mongoli në lidhje me kërkimet, dhe një tjetër pyetje e madhe është duke u ngritur këto kohë: A duhet të gjendet varri i Genghis Khan?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here