Nga: Kastriot Dervishi
Më 6 nëntor 1928, Mbreti Zog dekretoi dekretligjin “Mbi ditët e pushimit të zyrave”, kundërfirmosur nga kryeministri e ministri i Punëve të Brendshme – Kostaq Kotta, ministri i Punëve të Jashtme – Iljaz Vrioni, ministri i Arsimit – Xhafer Ypi, ministri i Financave – Milto Tutulani, ministri i Punëve Botore – Sali Vuçiterni, ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve – Musa Juka.
Reklama
Dita e diel caktohej ditë pushimi, përjashtoi xhandarmërisë, policisë, ushtrinë dhe postat. Lista e ditëve të pushimit ishte kjo:
– 28 nëntori, dita e pavarësisë
– 8 tetori, ditëlindja e mbretit
– 1 janari, dita e parë e vitit
– dy ditë në Bajramin e Madh
– dy ditë në Bajramin e Vogël
– dita e Mevludit
Reklama
– dita e Miraxhit
– dita e Regaibit
– dita e Beratit
– dita e dytë e Pashkëve Ortodokse dhe Katolike
– 25 dhe 26 dhjetor, Krishtlindja
– 6 janari, Uji i Bekuar
– 25 mars, dita e Vangjelizmës
– 29 qershor, dita e Shën Pjetrit dhe Shën Pavlit
– 15 gusht, ngritja e zonjës në qiell
– 1 nëntor, dita e të gjithë të shenjtëve
– 6 dhjetor, dita e Shënkollit