Në poemat e Homerit termi ‘helenë’ përmendet vetëm për  një fis, ose vetëm për banorët e një rajoni të kufizuar në Thesali, dhe për herë të parë mori kuptim gjenerik shumë kohë mbas ekspeditës kundër Trojës – pra, po të flasim nga pikëpamja historikem, në një kohë relativisht moderne. Sepse është e qartë që në kohën e poemave të Homerit, gjuha, cilado të ketë qenë ajo, ishte e përhapur ndër aleatët dhe rrethuesit, dhe për këtë arsye, duhet të ketë qenë gjuha e parë e pellazgëve. Për më tepër, ajo ishte gjuha e të rrethuarve, ndonëse jo e aleatëve të tyre të jugut. Nuk ka asnjë tregues se janë përdorur përkthyes; dhe, nga ana tjetër , ata kishin të njëjtat hyjni, që mbronin kauën e sëcilës nga palët – Jupiteri, Junoja, Marsi, Afërdita, Apoloni, Mërkuri, Minerva, Vullkani, Neptuni.

Në këto rrethana duhet të paraqitet një teori që të shpjegojë në mënyrë të arsyeshme hyrjen e gjuhës greke, pa përdorimin e mjeteve të dhunshme, pas ekspeditës trojane.

Është pranuar që fenikasit ishin të parët tregtër në Levant që njohim dhe thuhet se ata kishin atje deri në 300 koloni. Kjo duhet marrë me pak rezervë. Ose ky është një ekzagjerim, ose të ashtuquajturat koloni nuk ishin asgjë më tepër se sa stacione tregtie, të kufizuara në numër për sa përket numrit të banorëve, që në ditët e sotme quhen pika tregtare.

Shkëputur nga libri ”Pellazgët – Pasardhësit e tyre të sotëm dhe origjina pellazge e poemave të Homerit” -Patrick Colquhoum dhe Pashko Vasa – /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here