Shpeshherë na është thënë që hudhra është një ilaç natyral për shumë sëmundje, ndërsa ekspertët rendisin përfitime të panumërta nëse konsumoni të paktën një thelpi në ditë.

Por megjithatë edhe ajo e ka një limit, për të pasur në këtë mënyrë përfitimet e pritshme për shëndetin tonë.


Sipas ekspertëve, një thelpi hudhër e papërpunuar duhet të hahet çdo ditë për të arritur dozën terapeutike prej 900 mg. Në të njëjtën kohë, thelpia e hudhrës duhet të copëtohet ose të shtypet që të sekretohet alicina.

Nëse hudhra ekspozohet ndaj nxehtësisë, formimi i alicinës ndalon. Për të përfituar nga formimi maksimal i alicinës, duhet të prisni dhjetë minuta pasi të keni grirë hudhrën.

Sipas një studimi të vitit 2018, hudhra e zier përmban 16 për qind më pak alicinë se hudhra e papërpunuar dhe 30 për qind më pak alicinë në hudhrën e pjekur.

Është një substancë efektive që ndihmon në mbrojtjen e trupit nga infeksionet, falë veçorisë së saj antimikrobike, për mbrojtjen e shëndetit kardiovaskular për shkak të presionit të gjakut dhe uljes së efektit të kolesterolit të keq, për mbrojtjen nga formimi i kancerit, për mbrojtjen e trurit nga stresi oksidativ./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here