Një australian ka gjetur një gur me peshë 4,6 kilogramë që përmbante në brendësi të tij ar me vlerë 160 mijë Dollarë.

Australiani, i cili nuk preferon që t’i zbulohet identiteti e ka gjetur atë në fushat e arit të Viktorias.

Arin e ka blerë Darren Kamp, i cili thotë se është më i madhi që ka parë në karrierën e tij 43-vjeçare.

“Thjesht u trondita… Është një gjetje një herë në jetë”, tha ai për BBC.

Kamp nuk e kishte menduar asnjëherë që do të bëhej një gjetje e tillë deri në momentin kur një burrë që mbante një çantë shpine të madhe hyri në dyqanin e tij.

“Por ai e tërhoqi këtë gur dhe ndërsa e lëshoi ​​në dorën time, tha: A mendon se vlen 10 mijë Dollarë?

“Unë e pashë atë dhe i thashë: “Provo 100,000 Dollarë”, tregon ai.

Pasi e vlerësoi, Kamp e bleu atë.

Ndërsa zbulimet si kjo janë të rralla, Australia vlerësohet të ketë rezervat më të mëdha të arit në botë./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here