Ishte korriku i vitit 1954 kur një burrë i veshur elegant mbërrin në aeroportin Haneda në Tokio.

Ashtu si pasagjerët e tjerë ai bëri rrugën për në doganë, çast ku fillon dhe misteri i kësaj historie.

Kur burri u mor në pyetje nga oficerët e doganës, pasagjeri misterioz tha se ishte nga Taured dhe pohoi se ishte hera e tretë që vizitonte Japoninë dhe kjo dukej nga vulat në pasaportën e tij.

Por për habinë e oficerëve ata nuk mund të gjenin asnjë vend me emrin Taured.

Gjuha me të cilën njeriu misterioz komunikonte ishte frëngjishtja, megjithesë supozohej se fliste dhe shumë gjuhë të tjera gjithashtu.  

Pasaporta e tij gjithashtu ishte lëshuar nga Taured dhe dukej autentike.

Më pas atij iu dha një hartë dhe iu kërkuar të tregonte vendine tij.

Ai menjëherë vuri në dukje  Principatën e Andorrës, e cila është në kufi me Frnacën dhe Spanjën.

Burri tha se vendi i tij ka ekzistuar për 1000 vjet dhe ishte pak i habitur pse vendi i tij quhej Andorra në hartë. Burri debatoi me doganierët për një kohë të gjatë dhe nuk pranoi të dorëzohej.

Çfarë është mister?

Ai gjithashtu mbante monedha të vendeve të ndryshme, ndoshta sepse kishte bërë disa udhëtime biznesi. Burri misterioz ndau detaje të tjera si kompania për të cilën ai punonte dhe hoteli ku qëndroi. Zyrtarët zbuluan se kompania të cilën ai e përmendi ekzistonte në Tokio por jo në Taured.

Në mënyrë të ngjashme, hoteli që ai përmendi ekzistonte, por punonjësit e hotelit i informuan ata se nuk ishte bërë një rezervim i tillë.

Kjo bëri që oficerët ta merrnin burrin në paraburgim për marrje në pyetje të mëtejshme.

Oficerët ishin dyshues se ai mund të ishte një kriminel dhe konfiskuan dokumentet dhe sendet e tij personale.

Oficerët e vendosën njeriun misterioz në një hotel aty pranë ndërsa kryenin hetimin e tyre.

Për të siguruar që burri misterioz të mos arratisej, iu vendosën dy roje në derë, gjithashtu dhoma e hotelit ku ai qëndronte kishte vetëm një pikë hyrje-dalje.

Por për habinë e të gjithëve burri ishte zhdukur mëngjesin tjetër.

Jo vetëm kaq por edhe të gjitha dokumentet e tij personale ishin zhdukur. U nisën kërkimet për gjetjen e tij por më kot.

Shpjegimet e mundshme për njeriun misterioz nga Taured:
Disa njerëz argumentuan se njeriu misterioz ishte me të vërtetë nga Taured, por vendi ndodh të jetë në një univers tjetër dhe disi kaloi nëpër një dimension paralel dhe përfundoi në Aeroportin Haneda. Një teori tjetër është se njeriu misterioz ishte një udhëtar në kohë dhe kishte zbritur gabimisht në aeroport.

Jashtëtokësorë:
Shumë besojnë se njeriu misterioz ishte në të vërtetë një qenie e avancuar jashtëtokësore, i cili  erdhi në Tokë nga një planet tjetër.

Drejtshkrim i gabuar:
Disa sugjerojnë gjithashtu se emri “Taured” mund të jetë një drejtshkrim i gabuar i Tuareg. Populli Tuareg është një konfederatë e madhe etnike berbere. Ata kryesisht banojnë në Sahara në një zonë të madhe që shtrihet nga Libia jugperëndimore deri në Algjerinë jugore, Niger, Mali dhe Burkina Faso.

Mashtrim:
Mbi të gjitha këto, ka njerëz që pretendojnë se është thjesht një mashtrim i përpunuar i internetit sepse nuk ka dokumentacion përfundimtar në lidhje me rastin dhe askush nuk e di me cilin avion ka udhëtuar ose në cilin hotel ka qëndruar.

E vërteta pas burrit nga Taured:
Me siguri zyrtarët doganorë do të kishin shkruar një raport ose shënim ndërsa po hetonin këtë rast të çuditshëm. Por duket se nuk ka asnjë provë të dorës së parë  për të verifikuar këtë histori. Sidoqoftë, ajo u përmend në disa libra, përfshirë Drejtoria e Mundësive, 1981, Faqja 86  E çuditshme por e vërtetë: Njerëz misteriozë dhe të çuditshëm, 1999, faqe 64.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here