Vlerësohet me 5 yje edhe për shërbimet që ofron për kohën e lirë të udhëtarëve

Aeroporti i Singaporit, me 5 terminalet e tij, shpallet sërish si aeroporti më i mirë në botë duke rrëmbyer 5 yje. Është hera e 12-të që fiton trofeun duke përfshirë këtu shërbimet që ofron për pasagjerët, për kohën e lirë dhe për restorantet që janë në hapësirat e tij.

Klasifikimi i SkyTrax, World Airport Aëards në vend të dytë rendit më pas L’Hamad International në Doha të Qaatarit, i ndjekur nga ai i Tokios, Haneda.

Në vitin 2019 para nisjes së pandemisë, aeroporti i Singaporit Changi kishte regjistruar rekord prej 68.3 mln pasagjerë ndërkombëtarë. Pikërisht në atë kohë, vendin e parë të podiumit nga SkyTrax e mori aeroporti i Dohas, për t’ju rikthyer sërish Changi të Singaporit.

Në klasifikimin e 10 aeroporteve të para renditen edhe të tjerë evropianë, si ai Charles de Gaulle i Francës, i Zyrihut, por edhe i Stambollit në vend të 6-të, si një ndër më të miret për shërbimet dhe hapësirat krysisht  për familjarët e fëmijët.

Klan News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here