Nëna e Leonardo da Vinci ishte një skllave. Konfirmimi vjen nga studimi i aktit të lirimit nga skllavëria, dokumenti noterial që gjendej në Arkivin e Shtetit në Firenze të Italisë.

Prej disa vitesh ishte hedhur hipoteza që Caterina, nëna e gjeniut më të madh të njerëzimit, të kishte qënë një njeri jo i lirë, dhe tashmë pas vëzhgimit të dokumentacionit të gjetur duket se mbërrin edhe konfirmimi.

Sipas studiuesve të cituar nga agjensia italiane e lajmeve Ansa, noteri që ka liruar skllaven, është njëkohësisht i njëjti person që e ka dashur, dhe nga i cili ka sjellë në jetë fëmijën, Leonardon.

Studimi është kryer nga Carlo Vecce, i cili ka prezantuar librin e tij “Buzëqeshja e Caterinës”.

Klan News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here