Historianë, arkeologë dhe gjuhëtarë mbi Pellazgët

  1. HERODOTI: “Se ç’gjuhë flisnin pellazgët nuk mundem ta them me saktësi…Po të jetë nevoja të flasim duke konkluduar në bazë së këtyre, pellasgët flisnin një gjuhë barbare”.
  2. TUQIDIDI: Përpara Helenit të Deukalionit ky emërim as që ekzistonte, ndërsa
    fiset e tjerë dhe ai pellazgjik për shumë kohë e merrnin emrin nga vetvetja, sipas fisit”.
  3. STRABONI: “Emri i pellazgëve mbizotëronte nëpër gjithë Greqinë. Hekates,
    pra, nga Mileti, thotë për Peloponezin se para grekërve banuan barbar. Dhe në kohët
    e vjetra gati e gjithë Greqia qe vendbanim barbarësh, sepse, duke patur parasysh sa thame, Pelopi e solli popullin në vendin e quajtur prej tij Peloponez nga Frygia, kurse Danau nga gjypti, ndërsa dryopët, kaukonet, pellasgët dhe lelegët e tjerë të tillë i ndanë vendet brenda dhe jashtë Ishmit”. 4. LLAMBRO: “Spiridon P Llambro, ish profesor i historisë në Universitetin Kombëtar të Athinës: “Eshtë për të ardhur keq që ne kemi mundësi të shënojmë vetëm shumë pak informata për një popull fort të rëndësishëm, (kupto pellasgēt), të cilin e
    gjejmë të shpërndarë që në kohët më të vjetra jo vetëm në gjithë Greqinë, por edhe në Azi të Vogël dhe Itali”. (Historia e Greqisë, vol. I, Athinë 1886, fq. 29).
  4. MALET&ISAC: “Greket ua jepnin emrin pellazg banorëve më të vjetër të vendit të tyre. Nuk dihet se cilët kanë qenë pellasgit”. (Orienti dhe Greqia, botim i katërt, Paris, fq. 197). 6. KUPITORI: “Kështu, pra, gjuha shqipe, sipas mendimit tim, është një gjuhë e stërlashtë pellasgjike” (Studime Shqiptare, Athinë, 1879, fq. 42). 7. BENLOEW (dekan i fakultetit të letrave në Dizhon): “Pellazgët do të mund të ishin “hoi pelas gegonotes” (greq.) = ata që janë pranë (pelas), domethënë fqinjet” (Greqia para grekëve, studime gjuhësore dhe etnografike, pellasgët, lelegët, semitët dhe jonët”, Paris, 1877, fq. 30). “Hahni shikon në rrokjen e parë të “Pelazgos” fjalën greke “Pellos”, Pelios, Peleios, i zi, në rrokjen e dytë ai sheh fjalën pellasgjike argos (shqip area), e cila s’është gjë tjetër veçse fjala greke agros (arë), fjala latine agër, fjala gotike akra, që grekët, të paktën në këtë emër të veçantë e kanë transformuar në aigos. (Ibidem, fq. 31). “Fjala pellazg, pra, s’mund të ishte tjetër veçse përkthimi i një emri të përgjithshëm (apelativ) shqip, që u kthye në emër të përveçëm. Emri Pelishtim, të cilën e përdorin çifutët e lindjes për të treguar shqiptarët, nuk do të ishte gjithaqë tjetër gjë veçse po ajo fjalë (Pelazg) e deformuar, ose në daç më mirë, e transformuar në bazë kombinimesh historike shumë a pak të gabuara”.
  5. ROMEO, (inspektor i antikiteteve, në një artikull rreth Akropolit të Athinës, të titulluar, “Historia dhe monumente”, shkruan ndër të tjera, edhe këto: “Krahas me mbretërit dhe me bashkëluftëtarët e tyre me origjine greke ishin edhe banorët e vjetër të vendit, prohelenët, në qoftë se na lejohet ky karakterizim i shkurtër, të cilët nuk u zhdukën nga akejt pushtonjës, por u asimiluan me kalimin e kohës, jo me ndonjë propagande artificiale, por me një mënyrë më të sigurtë, me anë të imponimit moral te më të fuqishmit….Të vjetrit e kohës historike ruajtën kujtimin e sigurtë, se në kohën e vjetër kishte kudo banorë me një gjuhë tjetër, të cilët i quanin karas, lelegë, tyrsenë dhe pellasg… Sot, përshembull, e pranojmë plotësisht se në Atikë dhe në Athinë ka qenë para grekëve dhe pas tyre një popull alloglos (me gjuhë tjetër, jo greke), të cilit i detyrohemi, përveç të tjerave, për emërtimet: lykkabetos, Hymettos, lisas, Kifisos. Por që ky popull mbante emrin e pellasgëve, të cilët ndërtuan edhe murin e parë të Akropolit, kjo do të mbetet e panjohur… Ekziston një enë atike e vitit 450 per ku paraqitet Athenaja, e cila drejton një gjigand se ku ta vendosë shkëmbin që ai mban, me qëllim që të ndërtohet muri i vatrës së saj të dashur”. (Enciklopedia e Madhe Greke -Pyrsos, Vol. III, fq.194-195). 9. ANACNOSTOPULI, (ish profesor i gjuhësisë në Universitetin Kombëtarë Athinës): “Gjuha pellasgjike. Gjuhët e pellasgëve, kareve, lelegëve, etcokretëve, etj. domethënë e popujve që banonin në vendet dhe ishujt tanë para vendosjes në to të grekëve, janë për ne krejtësisht të panjohura. Mbeturina mbishkrimesh të këtyre gjuhëve janë ruajtur në disa vende të Greqisë, si përshembull në Kretë, në Lemno, (ku me 1884 u gjet mbishkrimi i njohur, i shkruar në një gjuhë të panjohur, të afërt ndofta me atë të Tyrenëve ose Etruskéve), dhe gjetkë. Por këto mbishkrime as nuk janë lexuar, as nuk janë shpjeguar gjer tani dhe si rrjedhim gjuhët, në të cilat u shkrojtën, mbeten të pazbulueshme për gjurmimin gjuhësor. Që këtej kuptohet lehtë se është shumë e vështirë, në mos e pamundur, të dallojmë me një farë saktësie elementët e ndryshëm që padyshim gjuha greke do të ketë marrë nga gjuhët e banorëve të lartpërmendur parahelenë të vendit tonë, të cilët u shkrinë në pjesën më të madhe me stërgjyshërit tanë shumë të vjetër, si edhe se për gjuhën e pellasgëve, për të cilën Herodoti I, 56, thotë:”se ç’gjuhë flisnin pellasgët, këtë nuk mundem ta them me saktësi, por në rast se duhet të flasim duke konkluduar…, pellasgët flisnin një gjuhë barbare”, asgjë të sigurtë dhe pozitive nuk dimë, ose nuk mund të dimë, gjersa të paktën mbishkrimet e lartpërmendur mbeten për gjuhëtarët dhe gjurmonjësit e vjetërsisë një enigmë e pazgjidhur”. (Enciklopedia e Madhe Greke -Pyrsos, vol. 19, fq. 873).
  6. PENTAZIDHI, (ish profesor i Universitetit Kombëtar të Athinës): “Pellazgët ishin banorë shumë të vjetër të Greqisë, të cilët u shtrinë nga vendbanimi i tyre i parë rreth Dodonës së Epirit (B, 681) në Thesali, në Beoti, në Atikë dhe në një pjesë të Peloponezit, sidomos në Argolide dhe Arkadi. Ishte një popull paqësor dhe që merrej me bujqësi, i cili me gjithë që kishte në dorë ato kështjella të fuqishme shkëmbore, nuk mundi t’u bënte hallë për një kohë të gjatë sulmeve të njëpasnjëshme të fiseve të tjera luftarake, prandaj ajo pjesë e këtij populli që u nënshtrua u shkri bashkë me ta, kurse pjesa tjetër u larguan për në kolonira. Të ndryshëm nga këta konsiderohen pellazgit tyrrenas, të cilëve u përshtatet më mirë etimologjia nga folja Pelazo plazo endem.” (Fjalori homerik, Athinë, 1886, fq.514) (Nga SPIRO N. KONDA “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here