Dallëndyshet (Të njohim shpendët tanë)- Nga Kristo Kauri
Kur shikojme qe dallendyshet mbushin hapesirat e qiellit mbi fshatrat dhe qytetet tona, kur shikojme qe ato fluturojne me shkathtesi ne veranden dhe dritaret tona, ndjejme se ditet e ftohta te dimrit na lene lamtumiren dhe vjen stina me e bukur, me hyjnore, Pranvera.
Toka rilind, gjthçka zgjohet nga gjumi , çelin lulet, del bari, druret dhe shkurret mbushen me sytha dhe pranvera na ofron me bujari simfonine e saj me madheshtore….
Eshte fat, eshte bekim nga Zoti, nese ne dritare, apo ne veranden e shtepise tone, dallendyshet ndertojne folen e tyre. Kjo te jep kenaqesine, privilegjin, qe te vrojtosh nga afer, se si ky shpend hyjnor jeton, lufton dhe rrit me perkushtim familjen e tij.
Le ta njohim kete shpend te dobishem:
Pershkrimi:
Dallendyshet jane zogj te vegjel, me krahe te mprehte, me bishtin ne forme gershere , me sqep te holle, me shpine te zeze , stolisur me blu, me qafen ngjyre ndryshku, me bark te bardhe dhe bishtin e gjate.
Eshte e lehte te identifikohen nga shpendet e tjera, nga bishti i gjate, nga fluturimi i lehte dhe i shpejte. Kur jane ne ndertesat e abandonuara, ne telat elektrike, telefonike, kur ato u sjellin ushqim te vegjelve, ato i cicerojne njeri- tjetrit embelsisht dhe me nje cicerime unike, te vecante. Struktura e trupit, e ben dallendyshen te manovroje dhe te kapi insektet e shpejta ne fluturim.
. Jane zogj entomofag (insektengrenes), bejne pjese ne familjen Helidonides , gjinia Hirundinidae.
Folete i ndertojne me argjil te perzier me fije bari dhe kashte. Ato i ndertojne ne cep te dritares, nen çati, nen ura, ne garazhe, ne stalla, shtepi te abandonuara, ne kopsht, ne brigje prane detit. Foleja ka formen e nje çerek-sfere e ngjitur me mjeshteri ne mur.Nga brenda folene e shtrojne me kashte te bute, pende , lesh etj. Nuk zbutet nga njeriu si shume shpende te tjere, por eshte shpendi qe i qendron me prane atij.
Ne librin e Tij, ”Historia e kafsheve dhe shpendeve”, i madhi Aristotel, pershkruan me saktesi ndertimin e folese nga dallendyshet:
“Kur dallendyshja vendos kashten ne balten e pergatitur me argjil, ben te njejtin proçes si njeriu. Perzien mire argjilen me kashten, kur ajo eshte e thate, shkon lage krahet dhe duke u shkundur njome balten. Ne bazen e folese, ashtu si njeriu, vendos balten e forte , te ngurte dhe rregullon folene ne permasat e saj.”
Eshte befasues orjentimi i tyre, megjithse bejne mijra km , shumica e çifteve vijne tek e njejta fole qe ishin ne pranveren e kaluar.
Ne gjithe boten egzistojne rreth 84 lloje dallendyshesh. Jetojne mesatarisht deri ne 4 vjet, por arrijne dhe deri ne 8 vjet. Ato gjenden kudo, ne Europe, Amerike, Azi, Australi. Vetem ne Antarktide nuk ka.
Tek ne jane monitoruar vetem pese lloje, dallendyshja bishtgershere (Hirundo rustica), Dallendyshja e shtepive, ose kerbishtbardhe(Delichon urbicum), Dallendyshja e brigjeve(Riparia riparia), dallendyshja e shkembit(Ptyonoprogne rupestris) dhe dallendyshja e drureve (Hirundo daurica).
Peshojne 20- 30 gram. Ne vartesi te llojit, gjatesia shkon nga 12- 25 cm. Per ushqimin e saj mund te konsumojne 700- 1000 insekte ( miza, mushkonja, larva, merimanga etj) ne dite. Fluturojne me shume shpejtesi dhe zhdervjelltesi.
Femrat pjellin 3-5 veze dhe i ngrohin te dy prinderit, per gati 15 dite sa te celin. Rregullin dhe radhen e ngrohjes se vezeve e vendos ligjesia e ushqimit, ku asnje partner nuk ngrihet dy here per ushqim, por ja le radhen tjetrit.
Brenda 3-4 javesh te vegjelit fluturojne, per te gjetur ushqimin vete. Ne ndryshim me zogjte e tjere te eger qe inkubojne vetem nje here, dallendyshet dhe mellenjat inkubojne 2-3 here ne vit.
Pjesen me te madhe te jetes dallendyshet e kalojne ne ajer duke siguruar ushqimin, bile dhe ujin e pijne gjate flururimit mbi lumenjte ose burimet.
Mitet, kultura, traditat:
Jane lidhur perjetesisht me njeriun qe nga koha antike. Kane bashkepunuar dhe kane ndikuar ne jeten e njeri-tjetrit. Ekzistojne shume mite, simbole, urtesi popullore, pervoja, besytni, qe e lidhin njeriun me kete zog magjik.
Sipas mitologjise greke, dallendyshet fluturonin mbi Krishtin e kryqezuar dhe e shoqeronin Ate ne çdo hap. Per t’i lehtesuar dhimbjet, me sqepin e tyre hiqnin gjembat e ngulura ne koke nga kurora e drizes , Paliurus spina-christi Mill, e pergatitur nga romaket ne shenje poshterimi. Emertimi (mbiemri) i kesaj shkurreje, spina-christi, gjembi i Krishtit , lidhet me kuroren qe i vendosen Krishtit. Kur Krishti nuk duroi vuajtjet torturuese , ato ne shenje nderimi dhe zie ndryshuan ngjyren e tyre.Ishin me ngjyre krejt te bardhe dhe pjesa e siperme mori ngjyre te zeze. Qe nga ajo kohe, para 2022 vitesh, dallendyshet u bene zogj hyjnor qe shumicen e jetes e kalojne duke fluturuar ne qiell.
Asnje shpend tjeter nuk u dashurua kaq shume, asnje shpendi tjeter nuk i u kendua kaq bukur.
Dallendyshet jane simbole te bukurise, besnikerise, bujarise, brishtesise, bollekut, fatit te mire.
Kur nje cift dallendyshes nderton folen ne nje shtepi, kjo eshte shenje e mire, per gjithe pjestaret e familjes. Kur dallendyshet nuk rikthehen ne fole, kjo eshte shenje e keqe per ate shtepi.
Urtesia popullore: “Gjen dhe qumesht dallendyshj jue”, ka kuptimin gjen gjithçka. Thenia: “Si zogjte e dallendyshes”, simbolizon brishtesine dhe dobesine e qenieve qe kane nevoje per me shume perkujdesje.
“Dallendyshja e pare”, ka kuptimin ,shenja e pare e nje shprese qe do te vij me shumice.
“Me nje dallendyshe s’vjen pranvera”, kur nuk duhet pritur dhe shpresuar shume.
Dallendyshet kane vendin e tyre te nderuar ne folklorin dhe kenget tona. Ato jane krijesa hyjnore, symbol i drites, i diellit, i lumturise dhe i miresise.
Gjeniu popullor dhe poetet kane krijuar kenge, poezi, perralla, mite ku dallendyshja eshte subjekti kryesor. Me dallendyshen krahasohen vajzat e reja, te bukura, te shkatheta, syzeza, gojeembla, gushebardha, besnike, punetore.
Ato jane dhe parashikues te sakte te motit. Kur ato fluturojne ulet , per te siguruar ushqimin e tyre, do te thote se koha do te prishet, do bjere shi.
Shtegetimi i dallendysheve.
Per ne jane lajmetaret e pare te pranveres, jane shpendet e pare qe vijne qe ne fillimet e marsit, kjo ne vartesi te kohes.
Rugetimin e tyre e nisin nga Afrika, Ekuadori ku ato dimerojne, per te mbritur tek ne ne fillimet e pranveres. Kthehen perseri per dimerim ne muajt shtator, tetor, kjo ne vartesi te kohes. Per te realizuar kete rrugetim bejne me shume se 15.000 km.
Kur vijne dallendyshet tek ne, natyra dhe bimet zgjohen, fillojne te çelin, kur ikin per dimerim, na lene nje natyre me bollek plot fiq, fruta, rush….. Eshte nje zog, qe edhe kur vjen edhe kur iken, na sjell mbaresi, miresi, ngrohtesi, fat dhe bollek.
Ky rrugetim zgjat disa jave. Para se ato te nisen, duhet te grumbullojne shume energji dhe fuqi, per te perballuar veshtiresite. Kete energji e sigurojne nga ushqimi i pasur. Ato jane te detyruar te çajne detin Mesdhe, ku nuk ka ishuj per t’u clodhur.
Rrugetimi nuk eshte i lehte. Ato duhet te perballen me shpend grabitqare, me avione, me furtuna dhe erera te forta, me detin Mesdhe, me shkretetiren e Saharase. Ditet me shi u krijojne shume probleme. Shume nga ato nuk ja dalin dot te mbrrijne ne destinacion.
Kur mberrijne perseri gjejne veshtiresi, se perballen me nje mjedis tashme te tjetersuar, te semure dhe te ndotur nga njeriu.Urbanizimi i tepruar i pengon ato seriozisht , per te gjetur balte qe te ndertojne folete.
Ku ka dallendyshe, mjedisi eshte i paster, nga mizat, insektet, mushkonjat, larvat. Eshte mjeti me efektiv biologjik per mbajtjen e mjedisit paster nga keto insekte bezdisese. Eshte shpend shume i dobishem dhe luan rol ne shendetin e nje ekosistemi, ne ekuilibrin midis qenieve, duke penguar shtimin e insekteve te demshem.
Eshte nje shpend qe me magjine, kuriozitetet dhe jeten e tij nxit turizmin natyror, per njerezit e apasionuar.
Shkaterrimi i mjedisit nga njeriu, bujqesia intensive, urbanizimi kaotik, perdorimi i insekticideve, pesticideve, veshtiresite qe shtohen nga viti ne vit, armiqte e shumte , rrezikojne shume prezencen e ketij zogu shume te dobishem ne vendin tone dhe kontinentin Europian.
Qe te mos ndodh kjo, qe te mos na zhduket lajmetari i ardhjes se pranveres ,qe te mos na braktisi miku yne i mire qe nga koha e antikitetit, duhet te shtojme kujdesin dhe dashurine per to, duke u ofruar nje mjedis te gjelberuar, te paster, te shendetshem, duke ndertuar fole, kafaze, duke u ofruar ushqim dhe mbi te gjitha ,duke i lene te qeta ne misionin e tyre fisnik.
Bibliografia: Enciklopedia shqiptare, greke, italiane.
“ Shpendet e Shqiperise”