Arkivi Kombëtar i Australisë ka restauruar dhe bërë publike qindra imazhe të rralla – të dixhitalizuara nga negativët e pllakave të xhamit – të ekspeditave britanike dhe australiane të fillimit të shekullit XX në Antarktidë. Përzgjedhjen e fotografive të ditores Guardian, Telegrafi sjell si më poshtë.

Artisti zyrtar i ekspeditës, George Marston, duke lexuar një libër. Marstoni shkoi dy herë në Antarktidë, bashkë me Ernest Shackletonin. Autori i fotografisë nuk është i njohur.

Pinguini adele. Këta janë pinguinë të madhësisë të mesme, që jetojnë vetëm në kontinentin Antarktik. Foto: Herbert George Ponting.

Një nga imazhet e shumta që tregojnë peizazhin përrallor dhe ekosistemin unik të Antarktidës. Autori i fotografisë nuk është i njohur.

Anëtarët e Ekspeditës Britanike të Antarktidës qepin dhe bëjnë gati litarët. Autori i fotografisë nuk është i njohur.

Reklama

Që nga fundi i viteve 1800, Ekspeditat Britanike të Antarktidës përdornin qentë haski. Douglas Mawson ishte i pari australian që përdori qentë me sajë. Foto: Herbert Ponting.

Kapiteni i grupit, SA Campbell, udhëheqësi i Ekspeditave Kombëtare të Kërkimit të Antarktikut (ANARE), ngre flamurin australian mbi ishullin Hërd, më 26 dhjetor 1947. Autori i fotografisë nuk është i njohur.

Anija e drurit, “Aurora”, e mbuluar me akull. Që të dy, Douglas Mawson dhe Ernest Shackleton, e përdorën këtë anije në ekspeditat e tyre. Autori i fotografisë nuk është i njohur (ndoshta është Frank Hurley)

Qentë haski të Grenlandës, bëhen gati për stërvitje gjatë ekspeditës britanike në Antarktik. Autori i fotografisë nuk është i njohur.

Dy foka pranë shkëmbit të akullt të fotografuara nga Bernard C Day – mekanik dhe inxhinier në dy ekspedita në Antarktik. Foto: Bernard C Day.

Reklama

Fotografi Frank Hurley dhe biologu James Marr, anëtarë të stafit shkencor të “Discovery”-t, duke larë rrobat. Foto: Frank Hurley dhe të tjerët.

“Terra Nova” në akull gjatë ekspeditës së Robert Falcon Scottit në Detin Ros dhe në Polin e Jugut. Foto: Herbert George Ponting.

Një burrë qëndron në një vrimë të gërmuar në akull, gjatë ekspeditës britanike në Antarktik. Autori i fotografisë nuk është i njohur.

Shkencëtarët Douglas Mawson, William Ingram dhe James Marr në bordin e anijes “Discovery”, palojnë një ngarkesë të gërmuar nga fundi i detit Antarktik, gjatë Ekspeditës Kërkimore Antarktike të Britanisë, Australisë dhe të Zelandës së Re. Foto: Frank Hurley.

Laboratori biologjik në bordin e “Discovery”-t, gjatë ekspeditës shkencore dyvjeçare. Foto: Frank Hurley dhe të tjerët.

Reklama

Një makinë mbi akull gjatë ekspeditës së Ernest Shackletonit më 1914–17. Ishte hera e parë që teknologjia e re përdorej në kushte ekstreme të ftohta. Autori i fotografisë nuk është i njohur.

/Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here