Një skuadër shkencëtarësh ka krijuar lëkurën elektronike që mund të jetë mënyra për pajisjet robotike që të jenë më fleksibël për të ndihmuar në ndërhyrjet kirurgjikale apo në lëvizjen e personave që kanë nevojë.
Ndërtimi i lëkurës elektronike nga kërkuesit e Edinburgut i jep për të parën herë robotëve një nivel të vetëdijes fizike të ngjashme me atë të njerëzve e kafshëve. Lëkura përbëhet nga një shtresë e hollë silikoni e ‘qëndisur’ me tela dhe sensorë.
Robotët e butë, të cilët përbëhen nga materiale të përkulshme dhe jo metali apo plastika, me këtë lëkurë elektronike iu shtohen një mori përdorimesh që nga pajisjet kirurgjikale, protezat e deri te eksplorimi i mjediseve të dëmshme.
Ndryshe nga robotët tradicionalë të cilët kanë një numër të caktuar lëvizjesh, robotët e butë janë shumë fleksibël. Kjo sjell një sfidë të madhe për të zhvilluar sisteme ndijimi të cilat janë thelbësore për robotët që të kryejnë detyra dhe të ndërveprojnë në mënyrë të sigurt me njerëzit dhe ambientin rrethues.
Pa lëkurën elektronike, robotët e butë e kanë të vështirë të kuptojnë lëvizjen dhe formën e tyre dhe se si këto cilësi shkrihen me mjedisin. Duke përdorur lëkurën elektronike, e cila është 1 mm e trashë të kombinuar me inteligjencën artificiale, shkencëtarët iu dhanë robotëve aftësinë për të ndjerë me shpejtësi lëvizjet e tyre me një saktësi milimetrike, në kohë reale.
Ekipi e testoi lëkurën elektronike duke e vendosur në krahun e një roboti të butë. Ata zbuluan se me këtë teknologji roboti mund të ndiente një varietet lëvizjesh komplekse si përkulja, zgjatja dhe përdredhja në çdo pjesë të pajisjes./tvklan.al