Karen Green mori një iPhone në vitin 2007, por bëri diçka që shumica e njerëzve nuk e bëjnë, ajo nuk e hapi kurrë. Para pak ditësh, ky iPhone është shitur në ankand për 51 900 euro.
16 vite pasi është blerë, ka koston 100 herë më shumë se ajo e fillimit. Në 2007-ën ai u shit për 599 dollarë dhe ka një hapësirë prej 8 gigabyte.
Patjetër, fakti që është ende në paketimin origjinal e ka bërë të shitet me këtë çmim.
Mark Montero i kompanisë LCG Auctions tha për BBC News se është e jashtëzakonshme të zbulosh pas kaq shumë kohësh një model origjinal të iPhone me etiketë, i paprekur.
Kjo kompani mori përsipër ta shiste që nga 2 Shkurti, derisa procesi u përmbyll pas 27 ofertash.
Zonja Green e kishte marrë këtë telefon si dhuratë asokohe, por i qëlloi që ajo kishte blerë dhe një tjetër dhe vendosi të mos e prishte paketimin duke e ruajtur.
“Është një iPhone, nuk do i humbasë vlera”, kishte menduar ajo. Dhe për fat të saj, kjo ishte krejtësisht e vërtetë.
Të apasionuarit besnikë të Apple dihet se paguajnë shumë para për produkte origjinale. Vitin e kaluar, një lloj i hershëm i kompjuterit Apple nga vitet 1970 u shit për mbi 677,000 dollarë.
iPhone të vjetër, në gjendje të ngjashme të paprekur, janë shitur edhe më pare, një për 35,414 dollarë në Gusht dhe një tjetër për 39,339 dollarë në Tetor.
Zonja Green tha për Business Insider se do ta mbante telefonin edhe më gjatë për më shumë para, por asaj i duheshin pasi do hapte një biznes në New Yersey./tvklan.al
Sponsored Content