Stafi i fermës, i cili kishte mbetur në mëdyshje pasi disa nga kafshët e tyre vazhdonin të arratiseshin, u befasuan kur zbuluan se një dele shumë e zgjuar kishte kuptuar se si ta hapte portën e stallës së saj, në mënyrë që ajo të mund të bredh e lirë.

Pas disa javëve të “dinakërisë” në Whitehouse Farm Center në Morpeth, Northumberland, anëtarët e stafit vendosën një kamerë të fshehtë për të zbuluar se kush po shkaktonte kaos.

Dhe kur kamera kapi mjeshtërinë artistike të arratisjes së Lucy, deles Leicester, ata u mahnitën nga inteligjenca e saj, raporton DailyMail, përcjell Telegrafi.

Pamjet treguan delen duke futur kokën përmes gardhit prej druri dhe duke e hapur bulonën me gojën e saj. Pas disa sekondash përpjekjeje teksa provonte manovra të ndryshme, Lucy gjeti me sukses këndin më të mirë për ta lënë veten të hynte dhe të dilte nga rrethoja e saj.

Reklama

Punëtorët e fermës fillimisht kishin mbetur të habitur kur Lucy, delja një vjeçare me ngjyrë të bardhë dhe të zezë, dhe 2 “shoqet” e saj vazhdonin të arratiseshin.

Ata vendosën të incizojnë atë që po ndodhte dhe që më vonë t’i studionin pamjet për të marrë të dhëna. Për habinë e tyre, fajtori nuk ishte askush tjetër veçse qengji i tyre inteligjent.

Në videon, të cilën ferma e postoi në faqen e saj në Facebook gjatë javës, Lucy mund të shihet duke shikuar majtas dhe djathtas në rast se po afrohej dikush nga stafi përpara se të hapte derën e stallës dhe të arratisej. Video “inkriminuese” që atëherë është bërë virale, me më shumë se 5,100 shpërndarje dhe rreth 2,600 komente. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here