Është shumë e vështirë të treten
Duke qenë se është shumë e vështirë t’i presësh dhe t’i përtypësh, e njëjta gjë ndodh edhe gjatë tretjes. Stomaku e ka shumë të vështirë.
Mund të shkaktojnë acarim të traktit intestinal
Shumë fruta të papjekura janë ‘ngjethëse’ dhe indet e buta të gojës si dhe pjesa tjetër e aparatit tretës e ka shumë të vështirë të përballet me to.
Disa prej tyre mund të përmbajnë toksina të lehta
E dini që domatet dhe ananasët e pajekur janë toksike për qeniet njerëzore dhe kjo është arsyeja pse duhet shmangur ngrënia e tyre në sasi të mëdha?
Sipas eksperteve të nutricionit, konsumi i disa frutave të papjekura së bashku me ujë, ushqime të tjera që shkaktojnë probleme të traktit intestinal ose me stomak bosh, mund të shumëfishojë problemet që ato shkaktojnë.
Cilat janë problemet që lidhen me ngrënien e frutave të papjekura?
Ndjeshmëri e dhëmbëve
Kafshimi dhe përtypja e frutave të pajekura mund të gërryejë mbulesën mbrojtëse të dhëmbëve tuaj të quajtur smalt, duke ekspozuar nervat. Si rezultat, ju mund të zhvilloni ndjeshmëri të dhëmbëve.
Frutat e papjekura përmbajnë shumë acide dhe taninë të cilat shkaktojnë zhveshje të smaltit.
Për shkak se frutat e papjekura janë të forta dhe fibroze, stomaku do ta ketë shumë të vështirë t’i tresë ato. Si rezultat, ka shumë të ngjarë që të përjetoni dhimbje të tmerrshme stomaku.
Zhurma në stomak
Duke qenë se stomaku juaj po përpiqet të tresë fruta të papjekura që nuk janë aspak të predispozuara të treten, mund të shkaktojë tinguj të çuditshëm ose siç i njohim ndryshe ‘kërcitje zorrësh’. Frutat e papjekura gjithashtu mund të shkaktojnë bllokim të zorrëve duke prodhuar tinguj të pazakontë.
Të vjella
Nëse keni një stomak të ndjeshëm, mund të keni të përziera për shkak të mbingarkesës së stomakut. Ndonjëherë, ngrënia e frutave të papjekura gjithashtu mund t’ju shkaktojnë dhe të vjella.
Diarre ose kapsllëk
Konsumi i frutave të papjekura mund t’ju provokojë diarre. Sipas ekspertëve, kjo ndodh sepse sistemi tretës dëshiron të shpëtojë nga grimcat që nuk mund t’i përpunojë siç duhet, kështu që thjesht i nxjerr ato jashtë.
Gjithashtu është e mundur që të përfundoni me simptoma të kapsllëkut për shkak të përmbajtjes shumë të lartë të fibrave të frutave të papjekura.
Helmim i butë
Ashtu si ato që u përmendën më herët, disa fruta të papjekura si domatet dhe ananasët përmbajnë toksina të lehta dhe kjo është arsyeja pse konsumi i tyre mund t’ju shkaktojë helmim.