Nga fillesat e para të tyre me njeriun qentë shërbyen në mënyra të ndryshme. Një ndër funksionet e tyre më të bujshme ishte pjesmarrja në luftë. Nga Aleksandri i madh, perandorite Perse, Asire, Babilonase, dhe Romake u aplikuan taktikat luftarake me qentë, prej të cilëve përfitonin avantazhet në fushbetejë që ju ofronte kjo kafshë kaq besnike. Rraca më e njohur e botës antike ishin qentë Molos, origjina e te cilëve vinte nga fisi I Molosëve në Epirin e lashtë. Edhe pse në shumicën e rasteve historia do mbetej mosmirënjohëse e këtyre luftetarëve kaq efektiv, vlera dhe rëndësia e tyre nuk u la në harresë. Qentë Molos karakterizoheshin nga nofulla shumë të fuqishme, trup i madh dhe një shpirt jashtë mase luftarak nga ku do derivonin në kohet moderne pothuaj të gjithë Mastiffet.

Romaket morën nga Moloset e Epirit qentë ndër më të mirët. Ishte “Marcus Aurelius” perandori i parë që filloi trajnimin dhe selektimin e qenve më luftarak për perandorinë e tij, të cilët kryesisht u përdorën për lufte, gjueti dhe si rojtar tejet vigjilent. Prej selektimit të tyre do ndahenin qentë sipas vetive të mësipërme, ashtu si në klasifikimin e ligjit të lashtë të Shqiptarëve Kanunit Leke Dugagjinit. Ku qeni klasifikohej si “qeni bagtisë”( rujts kopeje ) apo “qeni hekrave” ( rujts i kullave Shqiptare ). Kategoria më e famshme tek Romakët do ishte “Canis Pugnax” (qentë e luftës). Emërtimi i vetem për këtë kategori ishte “Mollosus of Molosia” Canis Epirotum”. Molosët ishin qen të cilët u përdorën në taktika të ndryshme luftarake duke u bazuar tek zgjuarsia e tyre. Aramata e Molosëve qendronte deri ne 200 metra para legjioneve në marshim. Arsyeja ishte shumë domethënëse, kjo rrace përmendet në referenca të ndryshme Romake për aftësinë e tyre nuhatëse. Duke qendruar pararoje qentë Molos nuhatnin rrezikun dhe pritat ndaj tyre deri ne 1000 metra distancë. Kjo veti e rralle ruhet pothuajse e pandryshuar edhe në ditët e sotme, ku në ruajtjen e tufave qeni marrshon pararoje tufes. Kur ujku apo egërsirat e tjera hynë në rrezen 800-1000 metra pranë tufe, menjëherë qeni e nuhat dhe sulmon rrufeshëm. Në momentet e përplasjes luftarake, përpos diktimit të rrezikut që nga larg me anë të nuhatjes qentë shkatërronin rradhët ushtarake të kundërshtarit duke shkaktuar panik dhe njëkohësisht çorjentonin kalorsinë duke trembur kuajt. Teksa përplaseshin në rradhët e ushtrisë qentë kapërcenin barrierat dhe flakët me guxim shumë të madh dhe sulmonin ushtarët kryesisht ne fyt dhe koke duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Grupet me të dalluara të “Canis Pugnax” gjithashtu përdoreshin në arenat e mëdha duke luftuar me kafshët e egra për shfaqje në nder të perandorëve të mëdhej Romakë.

Sot dy rracat që kanë prejardhjen prej “Canis Pugnax” (“Mollosus of Molosia” Canis Epirotum) janë Napoletan Mastiff dhe Cane Corso. Gjithashtu Romakët klasifikuan po prej kësaj rrace një tjetër kategori “Canis Pastoralis” (qentë ruajtës të bagëtisë), nga ku rrodhën pastorët “Maremmano Abruzzese”, “Dogo Sardo” etj. Nga shumë etapa historike periudha Romake do linte një trashëgimi në botë për vazhdimësinë e larmishme të rracave. Burimi tyre ishte Iliro- Epirotë, mund të themi me bindje se kjo rracë genetikisht është Shqiptare!

Punuar nga : ELIS LALAJ

Referenca

1. Doherty Gordon. The dogs of war, 26 July 2019.

2. Lombardo Antonio. Il cane da guerra. L’unita speciale dell’esercito Romano. Storia Romana. 2019.

3. Gjeçovi SH. Libri i katërt: Shpi, Gja e Prone. Kanuni i Leke Dukagjinit. 1933. Pg. 31.

4. Trizio Roberto. Scripta Manent. Youtube. 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here