Me siguri keni vënë re, por a e dini arsyen
Shumica e maceve kënaqen kur përkëdhelen nga pronarët e tyre. Përse macet reagojnë në këtë mënyrë kur i përkëdhelni?
Domethënë, edhe pse për nga natyra macet mund të jenë shumë të tërhequra dhe nazeli, ato vërtet dinë të shijojnë përkëdheljen e mirë.
Nëse keni vënë re që e adhuruara juaj mbyll sytë kur e përkëdhelni, mos t’ju mashtrojë dhe të mendoni se ajo do të fle, sepse gjumi nuk është qëllimi i saj, transmeton Telegrafi.
Ajo mbyll sytë për t’ju bërë me dije që e vlerëson gjestin tuaj dhe e shijon pa masë përkëdheljen.
Macja juaj gjithashtu do t’i mbyllë sytë për t’ju treguar që ka besim te ju. Kjo do të thotë se ajo është e vetëdijshme se ju nuk jeni një kërcënim për të, domethënë se jeni dikush ndaj të cilit mund të ulë mbrojtjen e saj.
Reklama
Kur macja i beson njeriut, ajo do t’i mbyllë sytë kur përkëdhelet si shenjë e besimit përfundimtar. Përveçse është mirënjohëse për vëmendjen tuaj, ajo kënaqet dhe ju tregon se ju beson, duke mbyllur sytë sepse ndihet shumë e relaksuar.
Pse macet harkojnë kurrizin kur i përkëdhelin?
Ashtu si macet mbyllin sytë kur i përkëdhelin, ato harkojnë kurrizin për të njëjtën arsye. Ata ju tregojnë se u pëlqen vëmendja juaj.
Kur një mace po kënaqet, frymëmarrja e saj zakonisht është e ngadaltë dhe e barabartë, dhe veshët dhe mustaqet e saj janë në një pozicion neutral (jo qime).
Gjithashtu, ndërsa ju e përkëdhelni shpinën e maces tuaj dhe ajo e harkon bishtin, e përdor situatën për të shtrirë dhe për të lehtësuar tensionin e muskujve. Me atë rast, një sasi e madhe e endorfinës lirohet në trurin e saj. /Telegrafi/