Në Antarktidë janë qartësisht të dukshme efektet e ngrohjes globale.
Një ajsberg masiv prej 1550 km katrorësh, afërsisht sa Londra, i quajtur Chasm-1 është shkëputur nga kontinenti i Antarktidës. Studiuesit njoftuan se ajsbergu u shkëput gjatë një batice.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2023/01/62004584_403-1.jpg)
Shkencëtarët kanë vite që vëzhgojnë zgjerimin e çarjeve të mëdha në akujt e Antarktidës.
Formimi i ajsbergëve është një proces natyror, por shkrirja e tyre mund të përshpejtohet nga ngrohja globale.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2023/01/64519939_401.jpg)
Edhe pse ky incident nuk lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike, efektet e ngrohjes globale janë qartësisht të dukshme në Antarktidë./DW