Një gjethe artificiale që prodhon hidrogjen nga ajri, uji dhe dielli mund të jetë zgjidhja afatgjatë për energjinë e ripërtëritshme, shprehen shkencëtarët në Zvicër. Pajisja është një fletë e hollë prej fibrash të shkrira xhami të veshura me një material gjysmë-përçues që ka nevojë vetëm për diell që të prodhojë hidrogjen.

Kjo është shumë e rëndësishme sepse ka diell, por ai nuk ndriçon gjatë gjithë kohës. Kështu na duhej një mënyrë për ta ruajtur dritën e diellit për të ardhmen dhe duke e përdorur atë për të ndarë oksigjenin e hidrogjenin dhe më pas ruajtja e dritës në formën e këtij të fundit është një metodë kyçe për t’ia dalë”, tha profesori Kevin Sivula për “Reuters”.

Shpikja e re teknologjike u frymëzua nga procesi natyral i fotosintezës së bimëve dhe forma artificiale e saj nuk është e re, por këtë herë zgjidh dy probleme kryesore. I pari është marrja e ujit nga ajri dhe aktivizimi i reaksionit kimik nëpërmjet ndriçimit diellor.

Teknologjia jonë është mundësuar nga një substrat i tejdukshëm, poroz dhe përçues i cili për herë të parë lejon një gjysmëpërçues të vishet dhe një sipërfaqe më e madhe bie në kontakt me ajrin e lagësht”, vijoi Sivula.

Tani shkencëtarët janë përqendruar në përmirësimin e mekanikës, kimisë dhe eficencës së rrjetës së tyre 3D./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here