Konsullata ruse në Mitrovicë e hapur më 1902, kishte shkaktuar revoltë të madhe tek shqiptarët të cilët e kishin kundërshtuar atë vendim. Madje, ata kishin penguar hapjen e asaj konsullate. Por, misioni i konsullit rus do të kishte një jetë të shkurtër.

Konsulli rus quhej Grigorij Stepanoviç Shqerbin, qëllimi i të cilit ishte infiltrimi sa më i madh i diplomacisë ruse në rajonet shqiptare dhe mbrojtja e interesave serbe.

Në vitin 1903, sundimi osman në Kosovë kishte filluar të dobësohet, ndërsa rezistenca shqiptare po forcohej. Në këto rrethana kishte shpërthyer edhe një kryengritje shqiptare kundër forcave osmane, e cila ishte edhe më e fuqishme në Mitrovicë.

Konsulli rus, midis turqve dhe shqiptarëve, kishte interes më të madh t’i pengonte shqiptarët në këto aksione. Kështu më 30 mars 1903 zhvillohet një përleshje e madhe midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave osmane në të cilën vriten rreth 200 shqiptarë dhe shumë ushtarë osmanë. Pas betejës që kishte ndodhur, një ushtar shqiptar i quajtur Ibrahim Haliti e kishte goditur konsullin rus pas shpine, duke e vrarë atë për shkak të qëndrimeve të tij kundër shqiptarëve.

Luftëtarë shqiptarë kundër turqëve, Mitrovicë, 1903 (Gazeta Austriake)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here