Pentagoni, kompleksi në formë pesëkëndore i zyrave që u bë selia e Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u inaugurua zyrtarisht më 15 shtator 1943. Në verën e vitit 1941, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara mendonte se një përfshirje e pashmangshme në Luftën e Dytë Botërore ishte e mundshme, por Departamenti i Luftës u shpërnda në shumë ndërtesa në Uashington dhe sipas drejtuesve të lartë, nevojitej një seli e re, më e sigurt dhe më funksionale.

Kështu, një të enjte në korrik, gjenerali Brehon B. Somervell ngarkoi ekipin e tij të projektimit të projektonte një ndërtesë që mund të strehonte 40.000 njerëz, përfshirë një parkim për 10.000 makina dhe të ngrihej jo më shumë se katër kate, në mënyrë që të mos bllokonte pamjen e Uashingtonit. Dhe projekti i Pentagonit duhej të dorëzohej të hënën e ardhshme.

Vladimir Putin njofton ngjarjen e rëndësishme për Rusinë – Gazeta Express
Vendi për të ndërtuar Pentagonin, ishte zgjedhur një copë tokë në perfieri të Uashingtonit, që kishte kufij nga të pesë anët. Për këtë arsye, projektuesit vendosën ta modelonin atë sipas asaj zone, edhe nëse më pas preferonin ta zhvendosnin diku tjetër, jashtë kufijve të kryeqytetit të SHBA-së, në Arlington County, Virxhinia. Forma pesëkëndëshe kishte disa avantazhe. Për shembull, duke lëvizur nëpër ndërtesë, distancat u bënë 30% deri në 50% më të shkurtra se sa do të ishin në një zonë drejtkëndore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here