“Business Insider” prezantoi katër kombinimet më të rrezikshme të barnave dhe ushqimeve që duhet t’i kushtoni vëmendje në të ardhmen.

Perimet jeshile (brokoli, spinaqi, lakrat) janë të pasura me vitaminë K, e cila ndrydh efektin antikoagulant të holluesve të gjakut, ndaj ky kombinim nuk rekomandohet fare.

Disa antihipertensivë rrisin nivelin e kaliumit në trup. Nëse kombinohem me banane, e cila është gjithashtu e pasur me kalium, ky kombinim mund të prishë ritmin normal të zemrës ose të shkaktojë palpitacione.

Ushqimet e pasura me fibra bimore, të tilla si arrat, parandalojnë përthithjen e disa medikamenteve të tiroides. Nëse konsumoni sasi të mëdha të këtyre ushqimeve, mund t’ju duhet të rrisni dozën e barnave.

Lëngu i grejpfrutit rrit nivelin e barnave për uljen e kolesterolit në gjak dhe si pasojë është rritja e mundësisë së efekteve anësore si dhimbja e këmbëve. Ju gjithashtu duhet të shmangni konsumimin e këtyre ushqimeve nëse jeni duke marrë ilaçe për presionin e lartë të gjakut, ritmin jonormal të zemrës ose ankthin./abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here