Te fjalori i Marko Boçarit, na tërheq vemendjen edhe një element sociolinguistik, aty pohohet se suljotët përdorin edhe disa forma të përbashkëta me gegërishten, siç janë trajtat vinj, lenj, njeri apo bjej, gju, fjamë ( në vend të toskërishtes blej, glu, flamë).

Kjo afërsi me gjuhën e Buzukut lidhet me një të vërtetë të familjes së Boçarëve, të cilët janë vendosur në Sul pasi u dëbuan nga veriu.

Pra mendojmë se Boçarët shumë elemente i kanë trashëguar nga origjina e tyre e hershme, pavarësisht integrimit të pashmangshëm në bashkësinë pritëse të Sulit.

Stylos N. Fjalori i Marko Boçarit, f. 40, Tiranë, 2017

Gess, Hudeloff – Bozaris Ueberfall 1835 (Boçari në pritë), i paraqitur me qeleshe/plis mbi kokë.

-shqipehoxha #illyrianpelasgian

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here