Si sot në vitin 1464, diplomacia e Skënderbeut u përball me sprova të mëdha midis Perandorisë sulmuese Osmane dhe taktikave të Republikës së Venedikut!
Një dokument i datës 14 dhjetor të vitit 1464, që ruhet në arkiva të Republikës së Venedikut, hedhë dritë për hamendjet e përkohshme të Republikës së Venedikut, dhe Dukatit të Milanos për tu bërë shok i luftërave të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Dokumenti në fjalë zotëron vlera të llojllojshme, meqë provon për të dëshmuar se sa ishte gatishmëria luftarake europiane pas vdekjes së Enea Silvio Piccolomini (Papa Pius II, 1458-1464), përball fitoreve gjithnjë e më të mëdha të sulltan Mehmetit II-Pushtuesit, i cili vite më parë kishte pushtuar despotatin e Rashës (Serbisë, 1459), dhe mbretërinë e Bosnjës (1463)!
Burimi: HAZU, Annali Veneti!