Sonda Juno e NASA-s do të kalojë në Io, botën më aktive vullkanike në sistemin diellor. Aktualisht,  raporton “BBC” është në procesin e fluturimeve të shpejta sa më afër me të.

Pajisja hapësinore ka kaluar pranë hënës së Jupiterit në një largësi prej 80.000 km dhe ka sjellë detaje nga peizazhi i saj me flakë e llavë.

Gjatë vitit të ardhshëm, Juno do të afrohet edhe më shumë drejt Io dhe do të qëndrojë vetëm 1500 km larg sipërfaqes së saj.

Prej 20 vitesh nuk ka ndodhur një takim i tillë me trupin qiellor 3600 km të gjerë. Juno u dërgua fillimisht për të studiuar origjinën dhe evolucionin e Jupiterit, por përgjatë rrugës ka sjellë vëzhgime shtesë për 4 hënat e mëdha të planetit: Kalisto, Ganimeda, Europa dhe tani Io./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here