Ju sjellim 20 fakte interesante për një prej shtazëve më të dashura për njeriun, që e ka shoqëruar atë prej kohërave të lashta e deri më sot…

1. Në botë ekzistojnë pothuajse 160 lloje kuajsh (Equusferuscaballus), ndërsa kali arab është raca më e vjetër dhe është pranuar si paraardhëse e të gjitha racave të tjera të pastra.

2. Njerëzit kanë filluar t’i zbusin kuajt para afro 4.000 vjetësh para erës së re në Egjipt dhe Azi.

3. Kuajt mund të flenë gjumë edhe në këmbë edhe të shtrirë.

kuajt222

4. Kuajt mund të dallojnë emocionet e njeriut nëpërmjet zërit.

5. Vlerësohet që në botë ka midis 60 dhe 75 milionë kuaj, ndërkaq numri më i madh i tyre jeton në SHBA.

6. Në mesjetë kali si kafshë kalorësie ka qenë në pronësi pothuajse vetëm të fisnikëve, ndërkaq është përdorur edhe në beteja dhe ka kontribuuar edhe në zhvillimin e kalorësisë.

7. Kuajt mund të jetojnë edhe më shumës e 50 vjet.

kuaj7777

8. Të gjithë kuajt e egër në Amerikën Veriore dikur kanë qenë të zbutur. Edhe pse në regjion dikur kanë jetuar kuajt e egër, të gjithë janë zhdukur nëpërmjet zbutjes së mundshme.

9. Vetëm kuajt e egër të Mongolisë kurrë nuk janë zbutur dhe ata janë të vetmit kuaj të vërtetë të egër.

10. Kuajt zakonisht jetojnë rreth 20 deri në 25 vjet, ndërkaq ndodh që të jetojnë edhe më shumë se 30 vjet. Gjoja kali më i vjetër në botë ka qenë “Old Billy”, i cili ka jetuar 62 vjet.

11. Fraza “kuaj-fuqi” ka lindur në Skoci, ndërkaq i pari e ka përdorur inxhinieri James Scott kur ka përcaktuar fuqinë e motorit.

kuajt555

12. Mosha e kalit mund të përcaktohet sipas dhëmbëve të tij. Në të vërtetë, mosha e saktë nuk mund të caktohet në këtë mënyrë, por mund të vlerësohet përafërsisht.

13. Truri i kalit është i madh sa një patate e madhësisë mesatare dhe dyfish më i lehtë se truri i njeriut gjë që befason me trurin e vogël që ka kjo kafshë e madhe.

14. Kur janë në kope në natyrë, derisa disa flenë, të tjerët gjithmonë bëjnë rojë.

15. Kuajt përdorin bishtin për të demonstruar gjendjen aktuale shpirtërore të tyre.

kuajt888

16. Kuajt kanë sy më të mëdhenj se të gjithë gjitarët që jetojnë në tokë.

17. Kuajt mund të gromësijnë, të vjellin apo të marrin frymë me gojë. Sistemi i tyre i tretjes është njëkahor, për dallim nga kafshët e tjera të cilat ushqimin e kthejnë dhe pastaj sërish e përtypin.

18. Kuajt e parë nuk kanë qenë më të mëdhenj se zagari i artë, ndërkaq parardhësit e tyre, të cilët kanë jetuar para 50 milionë vjetësh më shumë i kanë ngjasuar dhisë apo drerit se sa kalit të sotëm.

kuajt444

19. Vizatimet e kuajve të gjetura në shpella janë të vjetra rreth 17.000 vjetësh.

20. Në disa shtete, në çdo 15 korrik shënohet “Festa e kuajve”. /NGJYRA.COM/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here