NGA: GJON KEKA
Kur flasim e shkruajmë për lashtësinë, duhet ditur se po shkruajmë për një të kaluar të fshehur në thellësi, mbi të cilën janë vendosur shtresat e epokave, shekujve e kohëve, edhe pse mbuluar nga pluhuri dhe errësira, të mbështjella me plot mistere e enigma.
Si rrallëherë ndodh me kombet, historia e lashtë e popullit tonë iliro-arbëror është e mbuluar me pluhurin dhe harruar nga shtresat e moskujtesës, duke e bërë kështu të vështirë që në ditët e sotme t’i hedhim më shumë dritë të vërtetës dhe nxjerrjes së rrënjëve të lashta të tij. Megjithëkëtë, kjo nuk është e pamundur, pasi sot janë të gjitha mundësitë, dokumentet, si dhe faktet nëpër biblioteka e arkiva të ndryshme europiane e botërore. Gjithashtu, dëshmi të plota janë edhe objektet arkeologjike që flasin më shumë se çdo gjë tjetër, si dhe vetë gjuha e simbolet që na e bëjnë të mundur rishfaqjen e plotë të historisë së kaluar të këtij populli të lashtë në zemër të kontinentit të lashtë europian. “Arbëria ofron një ilustrim të shkëlqyer të kompleksitetit të jetës kombëtare në Ballkan. Populli i saj flet një gjuhë që lidhet me trakishten dhe ilirishten e lashtë. Shpirtrat e tyre mbajnë gjurmët e qytetërimeve mijëravjeçare…, të paktën ata vazhduan të ekzistojnë si një racë më vete…” Është fakt historik se “populli shqiptar ka jetuar në këtë gadishull për më shumë se dy mijë vjet, i portretizuar si një racë këmbëngulëse, i paprekur e i pamposhtur nga dyndjet e popujve barbarë, edhe nga çdo ngjarje tjetër tronditëse e botës. Kështu që deri më sot ai ka mbetur komb e popull që nuk ka lëvizur nga trojet e tij. Etnografia ka mundur të vërtetojë disa gjëra vendimtare për prejardhjen e shqiptarëve dhe historia shpesh i raporton këto ndërprerje të shekujve të tyre…të këtyre pasardhësve të pellazgëve…”Shqiptarët e sotshëm janë pasardhësit e ilirëve. Ilirët kanë qenë në këtë Gadishull 3000 vjet p. K., që nga bregu lindor i Adriatikut, nga Epiri e gjer në Alpet e Austrisë. Pas shumë luftërash të gjata, mbretëria e ilirëve mori fund në vitin 168 p. K. Po kështu, “në kohët antike Arbëria quhej Iliri dhe banorët e saj, të cilët ishin europianë, quheshin ilirë, ndërsa më vonë emri Arbëror mbeti i kufizuar në një rajon të ngushtë…”
Sikurse shihet në Hartën e vitit 1609,bashkëngjitur emri i ilirëve dhe Pellazgëve, Troja e Dodona janë aty.
close
volume_off
Por, edhe pse faktet janë të mjaftueshme si të lashtët e këtij gadishulli, një gjë duhet ta kemi parasysh, ne si popull sot në këtë shekull nuk po e pasqyrojmë asnjë virtyt ,as traditë, e as kulturë burimore të paraardhësve tanë, por jemi veshur me petkun e të huajve që na lanë pushtuesit e ndryshëm sa që ngadalë po harrohet e kaluara dhe rrënjët se prej nga vijim si iliro-arbër,bijë e bija të udhëheqësit tonë të pavdekshëm Gjergj Kastriotit(Skënderbeut).