Hipotiroidizmi, apo ulja e funksionit të gjendrës tiroide, ndodh atëherë kur gjendra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone dhe prek më tepër gratë sesa burrat.

Gjatë dimrit, shumë njerëz fillojnë të shfaqin simptoma të hipotiroidizmit, si shtim në peshë, lodhje, ndjenjë e të ftohtit të madh, depresion, kapsllëk dhe probleme të lidhura me lëkurën dhe flokët.

Këto simptoma përkeqësohen për njerëzit që tashmë janë të prekur nga kjo gjendje e lidhur me tiroiden.

Në fakt, ka shumë studime që lidhin përkeqësimin e simptomave të hipotiroidizmit dhe motit të ftohtë.

Sipas Healthline, simptomat e hipotiroidizmit ndryshojnë nga personi në person dhe ashpërsia e gjendjes ndikon në atë se çfarë simpotoma do të shfaqen dhe kur do të shfaqen ato, përcjell Klankosova.tv.

Është dëshmuar se nivelet e hormonit stimulues të tiroides rriten në dimër, një shenjë që tiroidja juaj nuk po funksionon siç duhet.

Për tu mbrojtur nga kjo gjendje sugjerohet të mbani trupin të ngrohtë, të pini shpesh lëngje të nxehta, të përdorni kremra hidratues dhe të shmangni ekspozimin ndaj erës së ftohtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here