Mençuria dhe urtësia e një populli lexohen lehtë në shprehjet që ai trashëgon brez pas brezi. Filozofia e shprehjeve që datojnë larg në shekuj është përherë aktuale, nuk vjetërohet kurrë, edhe pse brezat ndryshojnë.
Shqipja, ka shumë shprehje të njohura që në letërsi e në jetën e përditshme vijojnë ende të përdoren dhe kuptohen qartë. Por, thesare të rralla ruan në rrënjët e saj kjo gjuhë e lashtë, kjo pasuri e madhe e jona.Një material audio, në të cilin dëgjohen shprehje të vjetra shqipe arvanitase është padyshim një nga pasuritë gjuhësore, që çdo shqiptar i këtyre ditëve duhet t’i dëgjojë me kureshtje e krenari.Nuk është e lehtë të deshifrohen fjalët, disa shprehje janë të dëgjuara, e të tjera kërkojnë më tepër vëmendje e njohuri gjuhësore.
Ju ftojmë të dëgjoni shprehjet e vjetra, të ruajtuara në formën origjinale. Çdo shkronjë tingëllon ashtu siç e kanë thënë arvanitasit dikur.Kemi shkëputur disa shprehje, të tjerat besojani veshëve tuaj.“Dy krushka në një vatër, 2 mace në një pjatëVunë ujkun të ruajë dhentëPunën e natës e sheh dita dhe qeshDjali i tim djali, është dy herë djalëBukë s’kemi, djathë kërkojmë
“Klikoni linkun më poshtë për të dëgjuar materialin audio:
https://27.al/wp-content/uploads/2018/05/WhatsApp-Audio-2018-05-19-at-5.53.29-PM.mpeg