Agron Dalipaj

Fjala greke [pritanis] në shqip ka kuptimin ▪︎[rektor].closevolume_off

Babinjioti (ELNEG 1188) e gjen fjalën pritanis te Homeri dhe shkruan se: “πιθανόν δάνειο ανατολή …” që në shqip d.m.th: “ka mundësi të jetë huazim lindor…”.

Në shqip (Topalli FEGS 1242) fjalën rektor e sjell pa motivim si “huazim i ri latino-roman: lat. rector… … prej foljes lat. rego,-ére (drejtoj).”.

Porse rektori është kreu i gjithë një universiteti dhe nëpërmjet shqipes fjala rektor pozon:

REKTOR =

RE-K-TOR =

K-RE-TOR = Ka i vRE të TOR = ka i vëren të tërë.

Nga ana tjetër:

REKTOR =

RE-K-TOR =

K-RE-TOR =

KREu i të TORëve = KRE’TOR

KRyE TAR = KRYE’TAR =

kreu i të tërëve.

Mjafton greqishtes PRITANis ti heqim prapashtesën greke [is] dhe kemi:

PRITANis =

PRITAN =

PRI-TAN = u PRIN (të) TAN(ve).

Përfundimisht, fjala PRITAN duket si një huazim nga shqipja e sotme (gegnishtja) në greqishten e vjetër, ose mund të themi se greqishtja e vjetër ishte përgjithësisht gegënishtja e asaj kohe. Po ashtu, fjala rektor, ka vetëm një metatezë:

KRETOR > k-re-tor >< re-k-tor = kreu i të tërëve.

KOPSI (gr.κόψη presë, teh; prerje).

Fjala kopsi nuk gjen etimologji brenda greqishtes, megjithëse Babinjioti (ELNEG 710) e lidh (sipas tij) me fjalën e shqipes [kep] = skalis, ai hamendëson si rrënjë një fjalë indoeuropiane *(s)kep dhe “harron” se kjo fjalë gjendet në shqipen e sotme në formën [shkep] = [shqep].

Shohim se tema e fjalëve greke κόψη, κοψίδι, έκοψα (kopsi, kopsidhi, ekopsa) është [kops] dhe këtë do e marrim për motivim.

KOPS do të thotë ‘me PRE, PRES, PRERJE’ dhe prerja e diçkaje shkakton shkëputje të saj. Ndaj, fjala greke, me metatezën e fonemës -s- nga fundi i fjalës në krye të saj, jep kuptimin e vërtetë të fjalës në shqip:

KOPS =

KOP’S = S’KOP =

SKEP =

SHKEP = shkëput = pres. Këtu etimologohet edhe folja ▪︎[skopit] e shqipes që rrjedh nga shkap; shkëput dhe ka të bëjë me shkëputjen e testikujve.

Dimë se gjuha emërton funksionin dhe funksioni i [kops]idhës prerëses është të [këpus]ë diçka, ndaj folja e gr. [kops] dhe ajo shqip [këpus] kanë të njëjtat bashkëtingëllore e kanë të njëjtën prejardhje:

KOPS = KPS < SKP < S’KAP.

KËPUS = KPS < KAPS < S’KAP =

SHKEP.

Edhe folja e shqipes copt-oj, me rotacionin c:ç:q:k jep kopt-oj = kopt > kops > kopsi = κόψη.

Fjala i takon vetëm gjuhës në të cilën ajo tregon etimologjinë e saj dhe fjala greke kopsi dëshmohet të jetë shqipja [skop] < s’kop < shkep < shkëput.

QIDHEVO (gr. κηδεύω).

Folja greke qidhevo në shqip ka kuptimet: ‘fus në dhé, kall, varros’.

Babinjioti (ELNEG 673) për etimologji të foljes qidhevo pranon një rrënjë imagjinare i.e. *kad e që sipas tij duhet të ketë patur kuptimet “φροντίδα – λύπη” (kujdes – trishtim).

Varrosja e dikujt bëhet duke e futur në dhé (në tokë). Ndaj, greqishtja qidhevo (κηδεύω), në mungesë të fonemës -ë- të shqipes, merr formën origjinale në gjuhën shqipe:

QIDHEVO = QËDHEVO =

QË’DHÉ’VA =

QË DHÉ VË =

QË e VË në DHÉ =

e kall në dhe = e varros.

Përfundimisht, folja greke është përngjitje e një fjalie embriomorfesh të shqipes dhe nuk mund të kundërshtohet më origjina shqipe e saj.

EMVOLIO (gr. εμβόλιο).

Fjala greke shënon vaksinën e cila është një mikrob apo virus i dobësuar që mbillet (injektohet) në një trup njerëzor apo gjallesë tjetër, ku organizmi reagon për të krijuar antitrupat dhe rrit imunitetin ndaj sëmundjes.

Fjala, sipas Babinjiotit (ELNEG 437) është një greqizim që si fillim ka patur kuptimin “shkop druri me majë që përdoret me fut fidanët në tokë”. Porse ajo çka Babinjioti nuk e gjen dot, e tregon qartë shqipja.

Shkopi i drurit me majë ka funksionin me mbjellë fidanin dhe shqipja pozon:

E MBJELLË =

E MBIELLË =

E MBIELË =

E MBI E LË = e mboli

E MVI E LË = e mvë dhe e lë.

Trajta e shqipes “e mbolli” është huazuar saktësisht nga greqishtja vetëm duke i bërë rotacionin b:v.

E MBOLLI =

E MBOLI =

E MVOLI = ΕΜΒΟΛΙ > ΕΜΒΟΛΙΟ.

Kjo etimologji shfaqet shteruese dhe duket se gjuhëtarët, që pasuruan greqishten me këtë leksemë, e kanë njohur mirë shqipen.

Mund të themi me siguri se kemi të bëjmë me një huazim të pastër nga shqipja në greqisht, ku shqipja e motivon fjalën e saj “e mbolli” ndërsa greqishtja e ka të pamundur një gjë të tillë.

VRIZO (gr. βρίζω, βρισιά).

Fjala greke shënon në shqip [shaj], [sharje]; me sha.

Babinjioti (ELNEG 278) vetëm sa jep kuptimin e fjalës dhe tregon trajtat e saj nga gr. e vjet. ύβρίζω > ύβρισ-ία > βρισ-ία > βρίζω dhe nuk futet aspak brenda fjalës për të gjetur kuptimet lidhëse që e kanë sendërtuar si koncept.

Atë, çka fjala greke nuk e jep në greqisht, e tregon në shqip.

Nëse marrim në konsideratë trajtën: “τον έβριζα” (evriza = e shava) dhe e krahasojmë me trajtat e tjera si: vrisia, vrisiaris, vrisidhi e vrisimo, shohim se kemi rotacion dhëmboresh s:z. Nisur nga ky rotacion, trajta έβριζα (evriza) motivohet si më poshtë:

EVRIZA =

EBRISA =

E’BRI’SA = E-BËR-SHA =

E-PËR-SHAme =

E PËRSHAme =

e përshaj; e shaj.

Nga ana tjetër, e shara quhet dhe “prishje goje” dhe shpesh, dikujt që fillon të shajë, i thuhet: “mos e prish gojën!”. Ndaj trajta [η βρισιά] = vrisia, me rotacionin e buzoreve v:p, pozon:

VRISIA =

PRISIA =

PRISHIA = PRISHje.

Mund të themi se një e sharë (një prishje goje) sjell prishje në marrëdhëniet midis njerëzve.

Këtij motivimi mund ti shtohet edhe pozimi:

EVRIZA > VRI-ZA > ZA që VRET dhe e shara është ZAni që VREt sepse e shara vret marrëdhënie, lidhje dhe shpesh edhe jetë njerëzore.

Përfundimisht, fjala greke gjen prehje etimologjike te gjuha shqipe duke treguar se atje e ka origjinën e saj.

EKKLISI. gr. έκκληση (η).

Fjala greke ka kuptimet: thirrje, kushtrim; apel.

Babinjioti (ELNEG 417) nuk është në gjendje të japë ndonjë ide etimologjike.

Mjafton rotacioni i dhëmboreve s:th (si te sisë : thithë) dhe kemi:

EKKLISI =

EKLISI = (s:th)

E KLITHI =

E KLITHI = e thirri.

Për të kuptuar greqishten [klisi] duhet të bëjmë etimologjinë e shqipes KLITH. Mjafton rotacioni l:r dhe kemi:

KLITH =

KRITH =

K’RITH = K’THIR = Ka THIRR dhe

KLITHMA =

K’LITH’MA =

K’THIR’MA =

KaTHIRR MA shumë = thirrje ma e fortë. E thirrura në përgjithësi e ka një tekst.

Në shqip themi: klitha, këlthas, gërthas dhe kjo formë e fundit pozon:

GËRTHAS =

GËRTAS = GRTS =

GRTZ =

GRiT Zë =

nGRiT Zë.

Për sa shqipja motivon fjalën e saj këlthas gr. ekklisi referon te shqipja e klithi, këtu etimologjia quhet e përfunduar dhe mund të themi se fjala greke ekklisi është plagjiaturë e fjalës shqipe e-klithi; klitha. Ndaj si origjinë e fjalës greke ekklisi duhet njohur shqipja e-klithi. Përndryshe greqishtja duhet të gjejë një etimologji të sajën nëse mundet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here