Me vdekjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeut më 17 janar të vitit 1468, një valë e re migrimesh të fisnikëve dhe popullatës arbërore ndodhi nga frika e pushtimit osman.

I njëjtë ishte fati i zonjës Donika bashkë me të birin e saj, Gjon II Kastrioti. Aleati i ngushtë i Skënderbeut, mbreti Ferdinandi i Napolit i ofroi ndihmë Donikës, duke i premtuar se do e strehonte në mbretërinë e tij. Në letrën e mbretit Ferdinand për vdekjen e Skënderbeut dërguar Donikës më 24 shkurt 1468, ai shkruan:

“Gruas së Skënderbeut nga mbreti i Siçilive…
E shkëlqyera Zonjë, po aq dhe nënë shumë e dashur. Me shumë keqardhje dëgjuam së Skënderbeu, burri juaj shumë i dashur, për ne si baba, ka vdekur me vullnetin e Zotit…Jeronim Karvineo, familjari i yni, do ju tregojë si do të veprohet, andaj ju lutem, të keni besim të plotë tek ai…”

Donika, si shumë fisnikë tjerë shqiptarë, arriti të strehohej në oborrin mbretëror të Napolit deri më 1494, ku kishte miqësi të ngushtë me gruan e Ferdinandit, mbretëreshën Juana të Aragonës, ku Donika, si gjithë fisnikëria tjetër arbërore që u largua nga atdheu, si shenjë nderimi, u lirua nga çdo taksë.

📸 Gravurë e Donika Kastriotit (1596)
“Donice Scanderbegi Uxor” (Donika, Gruaja e Skënderbeut)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here