Udhëtimi në hapësirë frymëzoi Lisa Dyson për të krijuar një zgjidhje të pazakontë për problemin e klimës: proteinë të prodhuar nga ajri, që mund të rritet brenda një akuariumi në vend të përdorimit të tokës.

Dyson është themeluesja e Air Protein, një startup në Kaliforni që përqendrohet në zhvillimin e teknologjisë për të krijuar një alternativë të mishit, e quajtur Air Meat, duke përdorur baktere, ujë, energji të ripërtëritshme dhe elementë që gjenden në ajër.

Shkencëtarja është mbështetur në një studim të NASA-s në vitin 1960, që eksploronte mënyra për të ushqyer astronautët në misione të gjata në Mars. Një propozim ishte prodhimi i ushqimit duke kombinuar mikrobet me dioksidin e karbonit që astronautët nxirrnin, por ideja nuk u realizua kurrë nga agjencia hapësinore amerikane.

Procesi i prodhimit të këtij mishi ngjason shumë me fermentimin e kosit dhe djathit. Por në vend të kulturave të qumështit apo sheqerit për mikrobet, nitrogjeni dhe oksigjeni hidhen brenda akuariumeve të fermentimit dhe kultura prodhon proteina në disa orë.

Këto proteina grumbullohen, thahen dhe kthehen në një miell që mund të përdoren për të prodhuar një zëvendësues bifteku duke shtuar lëndë ushqyese dhe aromatizues./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here