Ftoi është përdorur në mjekësinë popullore prej dekadash sepse përmban me bollëk vitamina të ndryshme, veçanërisht vitaminë C. Ftoi është një astringent, ndaj rekomandohet që prej tij të bëhen lëngje, komposto dhe shurupe, të cilat janë po aq efektive në eliminimin e shumë problemeve shëndetësore.

Vetë fruti është i pasur me vitamina dhe minerale të shumta. Përmban vitaminë C në sasi të mëdha, madje më shumë sesa mund të gjendet në limon, pastaj vitamina B1, B2, niacinë, karotinë, kalcium, magnez, kalium, bakër, natrium, zink, hekur, mangan, klor dhe squfur. Përveç kësaj, ai përmban proteina, fibra dietike dhe karbohidrate.

Çaji i ftoit

Pjesa më efektive e ftoit janë farat nga të cilat bëhet çaji, sepse kur qëndrojnë në ujë, farat lëshojnë mukozë që zgjidh problemet e kollës dhe pastron sistemin e frymëmarrjes.

Lëngu i ftoit

Lëngu ndihmon me kollën, astmën dhe diarrenë, ndërsa ftoi i pjekur apo i zier rekomandohet për personat anemikë, por edhe për trajtimin e inflamacionit të stomakut dhe mukozës së zorrëve. Ndihmon edhe me periodat e rënda. Lani dhe grini imët një kilogram ftua, më pas kullojini me napë.
Lëngun e pini menjëherë sepse oksidohet shpejt, dhe më së miri funksionon kur e pini para vaktit. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here