Categories: ARTKULTURË

Aforizma nga LEONARDO DA VINCI (Leonardo Da Vinçi, 1452-1519)

VOAL – Unë i dua ata që mund të buzëqeshin në telashe, të cilët mund të mbledhin forcë nga ankthi, dhe të marrin guxim nga reflektimi. Është zakon i mendjeve të vogla të tkurren, por ata zemra e të cilëve është e fortë, dhe ndërgjegjja e të cilëve aprovon sjelljen e tyre, do të ndjekin parimet e tyre deri në vdekje.

Sepse sapo keni shijuar fluturimin ju do ta shetitni tokën me sytë tuaj kthyer drejt qiellit, sepse ju keni qenë atje dhe do t’ju duhet një kohë e gjatë për t’u kthyer.

Ka shumë kohë që kam vënë re se njerëzit e realizuar rrallë stepen dhe i lejojnë gjërat t’iu ndodhin. Ata qëndrojnë fort dhe iu ndodhin ata gjërave.

Ndërsa po mendoja se kisha mësuar si të jetoj, unë kisha mësuar si të vdes.

Jeta është shumë e thjeshtë: Ju bëni disa gjëra. Kryesisht dështime. Disa triumfe. Pastaj bëni më tepër gjëra që vlejnë. Në qoftë se bën gjëra të mëdha, të tjerët të kopjojnë menjëherë. Pastaj ju bëni diçka tjetër. Marifeti është tek bën diçka tjetër.

Thjeshtësia është sofistikimi i fundit.

Një ditë e shpenzuar mirë sjell gjumë të lumtur.

Asgjë nuk e forcon autoritetin aq shumë sa heshtja.

Gënjeshtarët e mëdhenj vuajnë nga opinionet e tyre.

Arti kurrë nuk është përfundon, vetëm braktiset.

Ka tri klasa të njerëzve: ata që shohin, ata që shohin kur atyre ua tregojnë gjërat, ata të cilët nuk shohin.

Unë isha i impresionuar me ngutjen e bërjes së gjërave. Njohja nuk mjafton; ne duhet ta vëmë në jetë. Gatishmëria nuk është mjaft; ne duhet të hidhemi në veprim.

Pse syri e sheh një gjë më qartë në ëndrra sesa imagjinata kur zgjohemi?

Ashtu si një ditë e shpenzuar mirë sjell gjumë të lumtur, edhe një jetë e kaluar mirë sjell vdekje të lumtur.

Injoranca verbuese na çorienton. O! Vdekëtarë shkatarraqë, hapni sytë tuaj!

Martesa është si të vini dorën tuaj në një çerdhe gjarpërinjsh me shpresën për të nxjerrë andej një ngjalë.

Kënaqësi më fisnike është gëzimi i të kuptuarit.

Uji është forca lëvizëse e të gjithë natyrës.

Kushdo që trajton një argument duke u bazuar tek autoriteti nuk është duke përdorur inteligjencën e tij; ai është vetëm duke përdorur kujtesën e tij.

Këmba e njeriut është një kryevepër e inxhinierisë dhe një vepër arti.

Në lumenj, uji që ju prek është i fundit i asaj që ka kaluar dhe i pari i asaj që vjen; pra ai vjen me kohën e tashme.

Hekuri ndryshket nga mospërdorim; ujit humbet pastërtinë e saj prej vendqëndrimit… kështu edhe mosveprimi than energjinë e mendjes.

Ku shpirti nuk punon me dorë, atje nuk ka art.

Ai që e do praktikën pa teori është si marinari që hyp në anije pa timon e pa busull dhe kurrë nuk e di se ku mund të ankorojë.

Mësoni kurrë nuk e lodh mendjen.

Atje ka bërtitje, nuk ka dije të vërtetë.

Kam fyer Zotin dhe njerëzimin sepse vepra ime nuk arriti cilësinë që duhet të ketë.

E gjitha njohuria jonë e ka origjinën e saj në perceptimet tona.

Përtej një dyshimi e vërteta mbart të njëjtën lidhje me të pavërtetën si drita në errësirë.

Koha qëndron mjaft gjatë për këdo që dëshiron ta përdorë atë.

Ai i cili dëshiron të jetë i pasur brenda një dite do të varet brenda një viti.

Ai i cili është i fiksuar në një yll nuk do ta ndryshojë mendjen e tij.

Më i vogli i familjes së maces është një kryevepër.

Edhe pse natyra fillon me arsye dhe përfundon në përvojë është e nevojshme për ne që ta bëjmë të kundërtën, pra të fillojmë me përvojë dhe nga kjo të vazhdojmë së hetuari arsyen.

Natyra kurrë nuk i thyen ligjet e saj.

Finesa e njeriut kurrë nuk do ta dëshmojë një shpikje më të bukur, më të thjeshtë ose më të drejtpërdrejtë sesa e bën natyra, sepse në shpikjet e saj asgjë nuk mungon, dhe asgjë nuk është e tepërt.

Është më e lehtë për të rezistuar në fillim se sa në fund.

Unë kam tretur orë mia.

Jeta jonë është bërë nga vdekja e të tjerëve.

Ju bëni keq në qoftë se e lavdëroni, por më keq në qoftë se e censuroni atë që nuk e kuptoni.

Përvoja nuk gabon. Vetëm gjykimet e tua gabojnë duke pritur prej saj atë që nuk është në fuqinë e saj.

Poeti renditet shumë më poshtë se piktori në paraqitjen e gjërave të dukshme, dhe shumë më poshtë se muzikanti në paraqitjen e gjërave të padukshme.

Ashtu siç rrezikon jetën guximi, frika e mbron atë.

Ju mund të keni asnjë sundim më të madh ose më të vogël se veten.

Si çdo mbretëri e përçarë bie, kështu çdo mendje ndahet në mes shumë studimeve dhe e degradon veten.

Kush mbjell virtytin, korr nderin.

E vërteta e gjërave është ushqim kryesor i intelekteve superiore./ELIDA BUÇPAPAJ /InforCulture.info

InFor. Culture

Recent Posts

Ndikimi i shegës tek diabeti dhe sëmundjet e zemrës

Me një pamje po aq mahnitëse dhe interesante sa kanë dhe shijen, shegët mund të…

28 mins ago

Inaugurimi i presidentit të parë të SHBA, George Washington: Mund të kishte qenë Mbret, zgjodhi diçka shumë më thjesht

Më 30 prill 1789, George Washington u inagurua si Presidenti i parë i Shteteve të…

46 mins ago

1990/ Një letër në xhepin e të vrarit në kufi(Foto)

Nga Kastriot Dervishi Më datën 25.5.1990, rreth orës 24.00, rreth 200 metra larg kufirit, në…

1 hour ago

Konflikti diplomatik postar në Shkodër në 1888

Nga Aurenc Bebja, Francë “Le Siècle” ka botuar, të mërkurën e 24 tetorit 1888, në ballinë, një…

2 hours ago

Ja kafshët që ruajnë distancën sociale në rast pandemie

Teksa pandemia e koronavirusit po bëhet një normalitet me njerëzit, distanca sociale është bërë pjesë…

3 hours ago

E ndërtuar mbi një ujëvarë, njihuni me urën më të veçantë(Foto)

Një arkitekt norvegjez ka arritur të ndërtojë një urë spektakolare mbi ujëvarën Vøringsfossen, një atraksion…

4 hours ago