Të gjithë e dinë që superngjitësin të gjithë e përdorin

Ky produkt magjik na shpëton në situatat më të ndryshme.

Superngjitësi ka forcën që të krijojë një lidhje të fuqishme midis pjesëve të cilat dëshironi t’i ngjitni, madje në vetëm disa sekonda.

Shtrohet pyetja si ta heqim në mënyrë efikase nga sipërfaqet e punës, rrobat, por edhe nga mobiliet në shtëpi?

Përgjigjja është: varet nga lloji i sipërfaqes në të cilën ju ka rënë ngjitësi, transmeton Telegrafi.

Në qoftë se bëhet fjalë për dyshemetë me material të fortë druri, atëherë acetoni është zgjidhja më e mirë. Nga ana tjetër, për disa sipërfaqe të tjera do t’ju nevojitet alkool, uthull, vaji ulliri, madje edhe sapun i zakonshëm.

Kur ndodh që superngjitësi ju bie në rroba, zgjidhja më e mirë është që alkool të aplikoni në pëlhurë dhe pastaj pëlhurën ta fërkoni vrazhdë. Ajo që është me rëndësi është që aceton assesi mos aplikoni në rroba, sepse do të mund t’i dëmtoni ato.

Në sipërfaqet, siç janë mobiliet me gëzof, mund të aplikoni uthull. Do të ketë nevojë paksa më shumë kohë që të veprojë por në fund duhet ta bëjë punën.

Ndonjëherë njollat nuk largohen pas disa përpjekjeve, prandaj është e rëndësishme të jeni këmbëngulës. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here