Regjimi ushqimor i varfër, çrregullimet hormonale, përdorimi i tepruar i kompjuterit dhe telefonit, lodhja, stresi, pagjumësia, intoleranca ndaj laktozës dhe drithërave, si dhe abuzimi me alkoolin janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e rrathëve të zinj poshtë syve.

Në qoftë se edhe ju ndani të njëjtin problem si 55% e femrave në botë, Living ka për ju zgjidhjen e duhur. Nuk ju duhet të paguani për trajtime të shtrenjta ose t’i nënshtroheni ndërhyrjeve shpeshherë të rrezikshme që kryhen nga jo profesionistë.

Dy trajtimet e mëposhtme do të zbehin rrathët e zinj poshtë syve, so të ushqejnë lëkurën e kësaj zone shumë delikate dhe do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë me veten:

1.Trajtim me qumësht dhe bukë: Qumështi tonifikon, zbut dhe zbardh lëkurën e errët poshtë syve, kurse buka përmban maja dhe vitaminë B, e cila neutralizon shenjat e rrathëve të errët dhe ushqen lëkurën. Merrni disa kuba tul buke dhe njomini në qumësht, lërini bashkë për 10 minuta dhe më pas vendosini poshtë syve. Pas 15 minutash lani fytyrën me ujë të ftohtë. Në qoftë se e bëni këtë maskë rregullisht, rrathët e zinj do të zhduken brenda një muaji.

2.Trajtim me patate: Sa herë që sillni ndërmend pamjen e lodhur të fytyrës dhe rrathët e zinj poshtë syve, gjeja e parë që ju kujtohet të bëni është të vendosni feta kastraveci të freksët për të reduktuar inflamacionin e lekurës. Ju këshillojmë të bëni të njëjtin veprim, por me feta patateje të gjallë, të cilat nxisin qarkullimin e gjakut në këtë zonë në mënyrë të ndjeshme falë veprimit të antioksidantëve dhe vitaminës C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here