Shkencëtarët janë habitur nga gjetja e një oktapodi të rrallë me “lytha” dhe një sfungjeri deti “zombi”. Videoja e filmuar nga NOAA Ocean Exploration tregon pamjet e pazakonta të krijesave të çuditshme nën sipërfaqen e detit.

Oktapodi vjollcë me sy të mëdhenj shihet duke “shëtitur” në shtratin e oqeanit teksa shtrin tentakulat e tij të parme. E veçanta e këtij oktapodi është trupi i tij i mbuluar në lytha.

Ky  oktapod, i quajtur oktapodi me lytha për shkak të gungave kartilogjene në trupin e tij, u pikas në bregun atlantik të Floridës në Blake Escarpment”, shkroi agjencia detare. Ndonëse dihet shumë pak për këtë specie, sipas një studimi,  pamja e tij varet nga thellësia ku jeton, pra në fjalë të thjeshta, sa më thellë që oktapodi jeton, aq  më shumë gunga ka në trup.

Në pjesën e dytë të filmimeve, shfaqet një zbulim edhe më i çuditshëm, një sfungjer deti “zombi”.  Quhet kështu sepse në pamje të parë duket edhe i gjallë, edhe i ngordhur, thonë ekspertët e NOAA.

Duket se  “zombi” ka kolonizuar pjesët e brendshme të një skeleti. “Në fakt është rezultati i larvave që lindin dhe rriten brenda skeletit të paraardhësit të ngordhur”, sqaron NOAA./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here