E quajtur “Bille en tete” vjen e kombinuar me fruta dhe e aromatizuar me Carolina Reaper specin më djegës në botë

Është e vështirë të gjesh diçka të vjetër në panairin vjetor të çokollatës në Paris, pasi pastiçieri francez Damien Vidal gjen gjithnjë një mënyrë të suprizojë publikun.

Ëmbëlsira e radhës këtë herë mundë të cilësohet si mjaft e veçantë. Përveç përbërësve tradicionalë si mjedra, Cassis një liker i ëmbël dhe frutat e pasionit, çokollatat e tij në formë mermeri “Bille en tete” emri i së cilës vjen nga një lojë franceze, janë të aromatizuara me Carolina Reaper, spec djegës më i nxehtë në botë sipas rekordeve botërore Guinness.

Dy turistë japonezë dhe vizitorë të tjerë në panairin e çokollatës provuan topthat prej çokollate që edhe pse ishin shumë djegëse nuk i refuzuan. Sipas tyre, kjo ishte ëmbëlsira më e mirë që kishin provuar ndonjëherë.

“Edhe e ëmbël edhe pikante. Brenda nuk është shumë djegëse por shijen e ka fantastike. Ky kombinim me çokollatën është shumë i mirë”.

Vidal, një pastiçer i vlerësuar me çmime, i cili ka punuar në restorantet kryesore pariziane dhe ishte i ftuar si “talent i ri” në panairin e çokollatës në Paris, dhe u shpreh se kombinimi i këtyre të dyjave mes të ëmblës dhe pikantes ishte pikërisht ajo që ai kërkonte.

“Unë isha duke kërkuar për një shije të veçantë dhe mendova pse të mos përdorja specin djegës më të fuqishëm në botë. Kështu që së bashku me ndihmësin tim vendosëm ta bëjmë atë dhe na është dashur të kalojmë nëpër disa receta, disa përpjekje dhe teste për të”.

Familjet franceze hanë mesatarisht 13.2 kilogramë çokollatë në vit, ndërsa Franca eksporton 243.793 ton çokollatë çdo vit, tregojnë të dhënat e Panairit të Çokollatës në Paris.

Klan News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here