Kujtim Sh.DEMIRI M.Sc.

15 Qërshor 2020 |Prishtinë RKS

Përmes këtij shkrimi të karakterit përmbledhës të informatave, bazuar edhe në opinione të studiusve synoj të paraqes kuptimin e qartë të emrit “Drenicë” rrjedhimisht edhe etimologjinë e saj. Po ashtu, përmes këtij shkrimi do të paraqes shkurtimisht, edhe informata rreth trashëgimisë arkeologjike, kulturore dhe shpirtërore.

Në mes të rrafshit të Dukagjinit e të Kosovës, dominon një tërësi e veçantë kodrinore-malore me emërtimin e përbashkët – DRENICA.

Territori i Drenicës ka kufijt e vet natyrore dhe kufizohet, në lindje me rafshin e Kosovës, në jug me Carralevën, në jugperëndim me Podrimjen e me Llapushën, në perëndim me rrafshin e Dukagjinit, në veriperëndim me Podgurin dhe në veri me Koloshinin e Ibrit.

Për regjionin e Drenicës, interesimi i studiuesve është jashtzakonisht i vonshëm. Sipas publikimeve, llogaritet që pas Luftës së Dytë Botërore janë studimet e para për Drenicën. Përkatësisht studimi i parë specifik për Drenicën është kryer nga etnologu serb Tatomir Vukanovic, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, që u publikua në librin “Drenica, një mal tjetër i shenjt serb”.

Ndërsa historiani i parë shqiptar, që ka studiuar Drenicën në aspektin e mirëfillët historik, përgjatë karrierës së tij në mënyrë sistematike është Prof.Ibrahim Çitaku, ku vlen të përmendet libri i tij “Drenica” i cili ka arritë të krijoj profilet reprezentative të secilit fshat të Drenicës.

Reklama

about:blank

RAPORTOJENI KËTË REKLAMË

Emërtimi “Drenicë”

Opinioni i historianit të shquar Prof.Ibrahim Çitaku, vlerësoj që është bazë e mirë dhe bindëse për sa i përket etimologjisë së emrit “Drenicë”.

Sipas të cilit, relievi i Drenicës kodrinoro-malor, me pyje, kullota, ujë dhë klimë të përshtatshme, përbënte kushte ideale të jetesës për drejë (kafshë e egër). Andaj edhe Drenica, emrin e morri sipas drejëve.

Vlenë të përmendet, që në historinë ilire haset shpesh dreri, pasi që ndër kafshët e egra më tepër që çmoheshin ishte dreri. Ky i fundit u jepte gjahtarëve ilir-dardan jo vetëm mishin dhe lëkurën, por edhe brirët prej të cilëve ata punonin vegla të ndryshme dhe zbukurime. Të tilla vegla ndeshen shpesh nëpër vendbanimet ilire të periudhës së hekurit.

Emrin “Drenica” e spjegon kësisoj:

  • Drenica => Dreni-ca
  • Dreni (dre-dreri-dreni) = kafshë e egër
  • Ca => është sufiks apo prapashtesë e pellazgishtës, ilirishtës dhe shqipës së lashtë

Sipas kësaj, kuptimi i sotshëm është i pandryshueshëm: “vendi i drejëve”.

Studiues të ndryshëm, vlerësojnë që sufiksi “ca” është sllave, mirëpo kjo nuk qëndron sepse sufiksi “ca” haset në emërtime të ndryshme njerëzish dhe lokacionesh në të gjitha trojet shqiptare para dyndjeve sllave. Këtë e mbështetë edhe historiani në studimet e veta Prof.Skender Riza.

Sa për plotësim, citoj gjuhëtarin e shquar dhe patriotin Eqrem Çabej “format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato janë zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, d.m.th. kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse”.

Në literaturën serbe, thuhet se emri i regjionit Drenicë vjen nga emri i lumit Drenica që përshkon këtë regjion, duke synuar të zbehin lidhjen e toponimit me popullsinë autoktone shqiptare.

Duke kujtuar se interesimi i studiuesve për historinë e Drenicës është i vonshëm, vlerësohet që emri “Drenicë” në dokumentet e shkruara, për herë të parë përmendet në shekullin e XV AD, në historinë e ndërtimit, përkatësisht të përvetësimit të Kishës së Deviçit nga serbët.

Trashëgimia e Drenicës

Okarina

Gjetjet arkeologjike ndër të tjera, në lokalitetin e Runikut dëshmojnë për lashtësinë në këtë regjion, prej kohës së neolitit të hershëm (6000 vjet BC). Përfaqësohet nga rrënojat e kasollave të banimit, varreve, enëve, figurinat e kultit, etj… vlenë të përmendet edhe instrumenti muzikor më i lashtë frymor – okarina.

Gjyteti i Syriganës

Republika e Kosovës, sot ka nën mbrojtje shumë asete të trashëgimisë, një pjesë e së cilave janë në Drenicë. Mëposhtë, po paraqes një pjesë të monumenteve dhe lokaliteteve arkeologjike – që dëshmojnë për lashtësinë dhe trashëgimin në këtë trevë:

  • Gjyteti i Syriganës
  • Kisha e Shën Nikollës dhe sarkofagu i mermerit në Banjë
  • Lokaliteti arkeologjik në Ticë
  • Gërmadhat e Kishës së Murgeshave në Leqinë
  • Gërmadhat e Kishës së Shën Gjonit në Leqinë
  • Nekropola Romake në Kopiliq të Epërm
  • Kisha varrore e Shën Gjergjit në Runik
  • Lokaliteti historik (neolitik) i Runikut
  • Kisha e madhe në Rezallë
  • Gjurmët e Kishës paleokristiane në Izbicë
  • Gjurmët e lokalitetit arkeologjik në Mikushnicë
  • Lokaliteti arkeologjik “Gradina” në Syriganë
  • Fortifikata “Gjyteti i Madh” në Tushilë
  • Gërmadhat e Kishës së vjetër në Fsuhticë
  • Kalaja antike dhe mesjetare në Vërboc
  • Qyteza e vogël dhe e madhe në Vuçak
  • Kalaja e Llapushnikut
  • Tuma e vetmuar në Llapushnik
  • Fortifikata parahistorike “Gradina” në Çikatovë të Vjetër
  • Kalaja – Çuka e Godancit
Kisha e Shën Gjonit në Leqinë

Përpos trashëgimisë monumentale, si aset me vlera të trashëgimisë në Drenicë, nën mbrojtje instiucionale janë edhe:

  • Kërcimet e Drenicës (forma e shprehjes kulturore: Valle).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here