Agjencia Evropiane e Hapësirës ka publikuar një foto të re të teleskopit James Webb që tregon dy galaktika që përplasen.

Ato janë të mbuluara nga një re pluhuri hapësinor përmes të cilit depërtojnë rrezet infra të kuqe të Webb-it.

Krahasuar me imazhin e mëparshëm të Hubble të IC 1623, pamja e Webb zbulon një shtresë krejtësisht të re në strukturën e galaktikave të bashkuara. Në foto është materiali qendror me dritë të kuqe dhe portokalli.

Dy galaktikat e regjistruara janë 270 milionë vite dritë larg nesh. Astronomët besojnë se bashkimi mund të prodhojë gjithashtu një vrimë të zezë supermasive, e cila nuk është e dukshme në këtë imazh.

Imazhi u krijua nga një kombinim i të dhënave të kapura nga tre nga katër instrumentet e Webb, tha Agjencia Evropiane e Hapësirës në një deklaratë.

James Webb është një teleskop hapësinor revolucionar, nëntë miliardë dollarësh me rreze infra të kuqe. Ai është 100 herë më i ndjeshëm se teleskopi Hubble dhe kryesisht do të vëzhgojë pafundësinë e hapësirës në spektrin infra të kuq, gjë që do ta lejojë atë të depërtojë në retë e gazit dhe pluhurit ku lindin yjet.

Rrezatimi infra i kuq i Webb-it ka një gjatësi vale më të madhe se drita e dukshme ose ultravjollcë, e cila shpërndan grimcat përreth më lehtë në gjatësi vale më të shkurtra.

Kjo do të thotë që drita infra e kuqe mund të depërtojë në zonat me pluhur dhe me re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here