Kelmendi njihet për luftime dhe bëma të mëdha nga trima dhe trimëresha, ndër to bën pjesë edhe Nora. Një malsore, të cilës Zoti përveç bukurisë i kishte falë edhe trimërinë e zgjuarsinë.

Në kohën e sundimit turk, Kelmendi ka luftuar për të mbrojtur trojet, por varfëria dhe i ftohti bënin të vetën.
Një ditë hapet fjala se kushdo që në ato ditë do të dorëzohej, qoftë burrë apo grua, do të falej dhe do të dëmshpërblehej për dëmet e shkaktuara nga lufta. Por si kusht për këtë marrëveshje Kelmendasit do t’i çonin Vuçi Pashës vajzën më të bukur të kësaj zone.

Në mbledhje për të vendosur se si do t’i përgjigjen Pashës ngrihet Nora dhe thotë: “Vllazën dhe motra unë nuk e mbaj veten për më të bukurën e këtyre maleve por jam e gatshme që unë të shkoj tek Vuçi Pasha dhe të kuvendoj me të ashtu siç ai ka kërkuar. Dijeni se unë nuk e di se çfarë fati kam, por u betohem për këtë qiell e për këtë tokë se e virgjër po shkoj dhe e tillë do të kthehem”.

Ditën që ajo vendos të bëhet gati të shkojë tek pashai zgjedh veshjen më të bukur që kishte gjithashtu edhe stolitë. Gjithashtu nuk harron që në brez të marrë me vete një thikë të hollë e të gjatë. Kur shkon tek kampi turk ajo flet me rojën dhe i thotë që ka ardhur të takojë Pashain për marrëveshjen. Pasha e pret me shumë kënaqësi dhe turbullohet nga bukuria e Norës. Fillojnë bisedimet për marrëveshjen dhe Pasha do që të bindë Norën për dorëzim…. Nora e kupton kur është çasti për t’i ngulur thikën drejt e në zemër Pashës.

Pasha as mundi që të pëshpëriste më. Nora shpejt e shpejt pa u vënë re largohet nga kampi turk dhe nxiton që të shkojë dhe t’u japë lajmin e mirë Kelmendasve, që Pashai s’është më. Ka kaluar shumë kohë por Nora dhe trimëria e zgjuarsia e saj nuk janë harruar.

Marin Sirdani e perpiloi kët tregim simbas Prël Tom Cubit prej Selcet dhe Gjergj Alezit prej Boget. Gojëdhanat e dy Kelmendasve përkojnë me shkrimet historike të Pjeter Bogdanit, F. Lenormant-it, P.F. Arcangelo da Salto, dhe De Gubernatis-it) Nder shum pashallarë qi i lanë nji emen të zi vedit në Shqypnin e Verit per barbarizem e mizori njehet edhe nji farë e Vuçi Pashet. Mbasi ky nieri i mbrapshtë me nji ushtri të madhe turke i ra kryq e terthuer Kosovës mbarë, tuj ba shka i shkojte neper mend; ba at krahinë per shkop, mësyni Kelmendin, fisin ma të fortin e asajë kohe.

Bashkue nji mori ushtrijet niset ky prej Shkodret, e tuj kalue neper Shkrel, Kastrat e Rapshë të Hotit bjen në Grabom. Kushtrimue Kelmendi, betohet më shtatë e shtatdhetë, jo vetem burrat por edhe grat, mos me i ra Turkut në dorë per së gjalli. Nji tubë sish aty per aty me të leta u turren e u ndeshen me terbim n’anmik më nji lug, ku u derdh gjak i pamasë, e prandej që me atëherë e më sod i mbet emni Breg-gjakës. Perballë njaj anmiku teper të madh Kelmendsit shkuen tuj luftue e tuj u smbrapë kadales derisa ushtrija turke zotnoi dy lugjet e Kelmendit. Atëherë, lanë disa çeta të shperdame malesh, u ngujuen me rob e robi në Nikç, në vendin qi quhet “Gjytetza e Kelmendit”.

N’egercim të dameve e të trazimeve qi paten prej Kelmendsve ushtrija t’a pershkoi vendin tuj rroposë e tuj prishë gjithshkahin, kshtuqi në pak dit u ban ato vise si mos të kishte banue kurr rob i Zotit n’at dhé, shpijat zhdukë me themel, pemët pre për tokë, arnajët prishë e deri ledhet e bashtinave dermue. Por para atij mjerimit Kelmendsit nuk ishin kurrkund të lodhun. Burra e gra bishin dita me ditë e natë me natë aty ktu prej gerllatave e shkamive si të terbuem në çeta ushtarake e bajshin kërdi në ta. Tuj e pa Vuçi Pasha se me të keq ishte e kotë me shtrue at fis të fortë, mendoj me e thye me premtime. U çoi prandej lajmin se mbrenda nji jave kushdo, burrë a grue, do t’u dorzojte, jo vetem ishte i falun per shkado kishte bâ, por edhe do t’i shperblehej dâmi qi kishte pasë për shkak t’asajë lufte.

Kur mbërrijti lajmi i Pashës te Gjyteza e Kelmendit ku ishte fuqija ma e madhja e tyne, Kelmendasit u mblodhen në Kuvend, e mbasi nuk i shkojte asnjanit as neper mend me u dorzue me gjithse kishte hipë nji zi aq e madhe buke sa me u mbajtë i lum aj qi muejte me u ngî me lkura ahi, persriten bén qi kishin pasë bâ kur nisi lufta, “mos me i ra per së gjallit Turkut në dorë”. Pos kësajë, perforcuen edhe ndeshkimin e zakonshem të tyne—me bâ batare kedo që guzonte me bâ spionazhë a me tradhtue vendin. Me burra, n’at mbledhe, ishin edhe nji numer i mirë grash e vajzash qi ma se nji herë kishin ra në luftë e ishin da me nderë. Nji nder to, emnin Norë, e bija e njaj kryetarit, vajzë kund njâ njizet vjeçe, e pâshme, e lidhme e me nji bukuri të jashtzakonshme, e quejtun prandej edhe Nora e Bukur, lypë lejen me folë. Nxjerrë at leje, u thotë se po kje se e kishte fatin me u ndeshë vetem per vetem me Vuçi Pashën, do t’i a merrte jeten. I ati, i cili ndollej aty në mbledhje, i dha pa tjeter bekimin, veç i tha të mendohej mirë para se me bâ at hap— a me këthye me nderë a me dekë me nderë. E prekun vajza prej atyne fjalve i pergjegjë t’et faqe gjith atij burri: “Se si ka me mbarue jeta e eme, lum tata, veç Zoti e din. Ndoshta Vuçi Pasha asht jetëgjatë e jetëgjati nuk bahet jetëshkurtë, por per vedi di me thânë se qe besa e Zotit, un po shkoj e virgjën. A do të këthej e virgjën a por do të des e virgjën”. Ndërsa kjo po flitëte, krenët i lshojn syt shoqi-shoqit, e mbasi e dishin për fort të virtytshme dhe e kishin pa disa herë tue ra në luftë me ta e tue u pre me Turq si ma i miri djaloç, ke mendojshin se edhe bukurija e saje do t’i ndimojte me u ndeshë vetem per vetem me at Pashë, të tanë nji zanit, si të marrun vesht, i thonë:

“Ta priftë Zoti mbarë, o Sokoleshë!”.

Me kaq kuvendi dahet, e kush shpresojte në vepren e sajë, tjerët mjerojshin per rrezik ma fort të nderës se të jetës së sajë. Nora nuk u hutue, por marrë ngrykë t’an e ma t’afermit e vet, ‘veshet, mathet e kapistallet, e shtin nji kurqele në postavë, dhe drejtohet fill e te Pasha. Roja tuj pasë urdhnin mos me i thânë kujë gjâ po deshti me u dorzue, dhe mbasi Nora tha se ishte e çueme prej krenve me u marrë vesht me Pashen per punen e dorzimit, s’i bani fije pengimit, kështuqi mbrrijti në Tamaré, ku ishte qandra e ushtris, pa i hi ferrë në kambë. Lajmue Pasha se kush ishte e pse dojte me u pjekë më tâ, menjiherë e grishë në shatorre të vet. Aty nisë kjo me e rrejtë e me e kaçarrejt mbi mendimin e krenve. Pasha, para sajë, kishte mbetë shtang prej gojëtarfs e ma fort prej bukuris së saj, e tuj e pa kjo se ia kishte marrë mendët e tretë krejt fillin, nxjerrë me të shpejtë kurqe1in prej postavet e t’ia arnshon dy-tri heresh lik në zemer, e pa e lanë me bâ as-ih as-uh e len shakull per tokë. Prehë kambët atëherë Nora e çan rrugës drejt kahë kishte ardhë, e roja ke e kishte pa pak orë perpara tuj kalue andej s’i bani fjalë, me mendue se ajo do t’ishte ndermjetsja e Pashës me Kelmen. Nuk vonoi shum e u perhap lajmi i vrasjes së Pashës, e ushtrija u perzie si flokët e harapit, po heroina kishte kalue n’anë të t’vetve e kishte pshtue. Kelmendsit, tuj perfitue prej asajë rase të bukur, porsa u ra muzgu, u lshuen si egercina, burra e gra, me brimë zajesh e pushke, me krizem e rrokollim shkrepash me të vojtë mendja se po shembej toka. Ushtrija tuj mos i dijtë manâ vedit muer hiken, rrugë e pa rrugë, tuj lanë nozull e gjithshka pat. Në ket pshtjellim disa çeta Kelmendasei ndoqen kambë per kambë turqit tuj i damtue per së forti, disa xûnë gryka e shtiqe e bânë rrenim në ta, tjerë rrokllojshin shkambij e shkrepa kahë kalojshin turqit lugjeve e gerllatave e i bajshin me iu dhimbët gurit e drunit. Aq kerdí u ba n’ushtri të Turkut n’at luftë neper ato vende të thyeshme, sa me t’u dukë prrallë shka u diftojte per ta, e prandej atye mbrapa mbet fjalë:

“S’lufton Kelmendi, por lufton vendi”.

Çka thotë Historia? Kemi para sysh katër shkrimtarë qi flasin mbi ket luftë të pergjakshme qi bani Kelmendi kundra Turkut, e mbasi nuk munden me u pasun perdoresh letas prej kujdo veprat e tyne, po botojm shka thotë seicili veças, pse ashtu sbashkut plotsohet kallximi. Prej tyne, si ka me u pa, dishmohet numri i madh i ushtris turke tridhetë mij vetshe me nozull e municjon per ball të shum-me-thânë nândqind Këlmendasve në gjendje ke s’vé-mâ-keq buke, ndima qi paten prej grave, vrasa e Vuçi Pashës, dhe disfata e turpshme e Turqve. Posë ndonji rrethane lufte e trimnisë së heroinës, e cila, si u diftue sypri, asht e ruejtun shum bukur në traditen e fisit kreshnik të Kelmendit, perkojn shqimit me kallximin populluer, prandej mbarë rrjedha e ksajë lufte mund të xehet e vertetueme shi si e difton populli.

Pjeter Bogdani (Cuneus Prophetarum, fq.43-44) Nder shembuj të perkurmit bjen edhe këte : “Kush mundet me i ram mboh se mâ i vobek kje Vuça Pasha, i silli per të mbëledhë nji ushtri dymbëdhetë mi vetësh, nuk i mastuen shum miljon ar, se Kelmendsit, të sijt me nji za: “Eja kush ansht trim” mbledhunë afer pesqind vetë, vran Vuça Pashen, vjetit së Krishtit 1630. E në nevojë mpsuen me granë lëkuren e qarrit, posi të begatët majen e miellit, ende atyne ajo gjellë mâ shije u ka, se Pashallarvet e Sanxhakvet mishi i kingjavet e vjetave të njomë, pa ndiem kurraj të ngimë, tue ngrânë per gjith horë e tue votë rreth neper râjë të tyne, posi tha Profeta: “Kanë me ardhunë rreth gjytetsë e kanë me pësuem uni posi qent e gjithëherë mâ fort dëshërojnë”. F. Lenormant Turcs et Montenegrins, 1866)”Tuj e dijt qeverija otomane, thotë Lenormant,se çerdhja e anmiqve të sajë ishte Kelmendi, i dha urdhen në vjetë 1624 Pashës së Pejës e Mydyrrit të Gucls me e shtrue e me e ba të pakenun at fis. Kta mbas urdhnit qi paten i mS)ln, po kjenë da me dam e mbarre të madhe. Po per me muejt me e hjekë at kore prej vedit muerren e dhanë deri sa te e vona i a mbushen menden Stambollës me çue ndima të mdha e ushtri per me pushtue at fis, qi i qitëte aq trazime qeveris. Kshtu Pasha i Shkodres muer urdhen me e bashkue fuqfn e vet me fuqf të Pashës së Boznjes e të Pejës e me e msy Kelmendin. Ushtrija e bashkueme mbrrijti në tridhetë ml vetë edhe u nis prej Shkodret e u kap lugut të Cemit perpjetë. Kelmendsit u rrudhen perpjetë para gjith asajë mori ushtrije. Pa mbrrijt në Tamare, ku piqen Cemi i Selcës e Cemi i Vuklit e ku Kelmendt kishin rrenue uren, banë nji dredhf. U vUnë në të hikun pa ba asnji qindresë me randsf. Kjo ligshtf e dukshme u dha zemer Turqve e filluen me u shperda tuj e kalue lumin në kambë e tuj i ndjekë Kelmendsit majeve ku u shtemguen per qindresë. Para se me i a nisë ktij sulmit Kelmendsit kishin çue nji rrem ushtrije mbrapa Turqve tinzë, e kshtfi pa pritë pa kujtue kjenë të ffiSYm prej të dyja anve. Kelmendt të ndimuem edhe prej grave të veta rrokulluen shkarnij e shkrepa mbi Turq, të cilt ishin shperda lugut të Cemit e brijave, por shumica gjindeshin në nji grykë të ngushtë, ku s’muejshin me u sjellë. Me i msy para nuk muejshin, pse ndesheshin në trup t’ushtris së Kelmendit, sidomos në shkrepa e shkarnij, qi u rrokullojshin në ta, kshtuqi s’u mbet tjeter veç me i çilë shteg vedit per mbrapa, shka nuk u duel ndryshe j veç tuj ba të bjerruna të mdha. Prej Turqve mbeten dekun gjashtrnf vetë, me gjithse nuk kjenë veç nandqind Kelmen, qi perbajshin gjith fuqin e tyne. Pasha i Boznjes kje i pari, qi u vu në të hikun

P.F. Arcangelo da Salto

P.F.Arcangelo da Salto: Vita del Venerabile Padre Fr.Bonaventura da Palazzuole (Diario francescano, vol.lI, pag.18, – 2 ttobre). Vjetin 1368 dau Sulltani me mposhtë të Krishtenët të quejtun Kelmen, banorë të maleve të nalta të Shqypnis, shka s’i kishte dalë me ba qëse kishte pushtue at mbretni. Shenjoi per at qellim Pashen e Bosnjes me nji ushtri tridhetë mij luftarësh me të cillt shkojshin perdhuni edhe shum të Krishtenë. Ndeshë të dyja ushtrit në shoshoqen me gjithse Kelmendsit s’ishin veçse shtatëqind, të ndimuem prej vendit të thyeshem, mbyten katermi Turq, mueren nozull e municjone, e ushtrija qi pështoi u vu në të hikun e kjenë të ngushtuem me e shgrehë luften. Prej Kelmendsve mbeten vetem trembëdhetë të dekun e disa të varruem, e prej të Krishtenve qi ishin kenë me Turq mbeten dekun tre a kater”.

De Gubematis

Orbis Seraphicus, vol.lI, page 406, 473. Edhe De Gubematis e difton të thuesh nji-nji rrjedhen e ksajë lufte si ky shkrimtari i fundshem [si P.F. Arcangelo da Salto]. Shton e thotë veç se Kelmendsit si per natyrë e vend të fortë, si per trimni qi tregojn xehen per ma të rrebtit nder Shqyptarë ( … tum propter naturae et loci, munimen, tum ob propriam magnanimitatem sup ra, omnes Albanenses reputantur). Per shkak të disa të thyemeve t’ushtris turke e pse s’kishin muejt kurr me e shtrue at vend kishin fitue nji nam të madh n’anekand mbretnin otomane (in toto ottomanico dominio magni nominis facti fuerant) Kjo luftë, mbas ktij, ndolli kahë mjedisi i dimnit të vjetit 1637, e shkaku pse mbeten aq pak të krishtenë, qi ishin n’ushtri turke, e ven pse tuj e dijt Kelmendsit se perdhuni kishin ardhë me luftue kundra tyne e lshuen zâ të bâjshin ndonji shêj per me i njoftë, e ashtu u ruejten mos me i damtue.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here