Ky zog është një kanakar i shkëlqyer shtëpiak dhe nuk do të jetë e vështirë për ju të kuptoni se si të zbutni një papagall

Është mrekulli të kesh një zog të ri i cili ka ardhur nga një qendër e rritjes së tyre dhe e cila është e ushqyer me dorë. Mirëpo, me pak durim mund të zbutësh edhe një papagall të vjetër.

Nëse planifikoni të keni më shumë se një papagall, menjëherë merrni dy, sepse më vonë kanakari juaj mund të mos dëgjojë dhe të përqendrohet në luftën me rivalin e ri (nuk duan bashkëbanues të rinj me pendla), transmeton Telegrafi.

Si ta zbutni papagallin

Fillimisht mos sforco asgjë. Kur papagalli të arrijë në shtëpinë tuaj, jepi pak kohë që të mësohet në ambientin e ri dhe me ty. Kafazi duhet patjetër të jetë i vendosur në një vend të qetë pa rrymime ajri dhe në pa e ekspozuar drejtpërdrejt ndaj diellit.

Afroju kanakarit tuaj pa zhurmë dhe ushqeje me dorë disa herë në ditë. Bisedo me të pa e ngritur zërin, por as mos i pëshpërit. Lirisht jepi një copë frute, pak ëmbëlsirë e cila do ta gëzojë.

Papagalli fillimisht do të grabisë ushqimin nga dora dhe do të ikë. Gradualisht më shumë kohë do të kalojë në afërsi të dorës, madje edhe do të hipë në të.

Kur të lirohet tërësisht papagalli në dorën tuaj dhe në kafaz, është koha ta lirosh pak të fluturojë. Zogu duhet të kalojë kohë jashtë kafazit, por ju nuk duhet ta frikësoni atë gjatë trajnimit dhe zbutjes. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here