Ndarja e familjes

Edhe në fillim të shek XX në fshatra, vëllezërit ndaheshin ende sipas ligjeve që ata kishin mësuar nga të parët e tyre. kanuni. Kishte disa arsye për ndarjen e një familje të vjetër. Kur një familje e madhe patriarkore ishte mbushur me burra,dhe kishte secili gruan dhe fëmijët e tij, familja nuk kishtë mundësi të siguronte nga një dhomë për çdo djalë të rritur që martohej. Prandaj disa nga burrat duhej të ndaheshin në vete, megjithëse shumë njerëzve nuk u pëlqente të ndaheshin nga vëllezërit e tyre. Siç thotë fjala e urtë shqiptare, “Kur kosherja është plot, bleta roit (Ishon).” Vinte koha një ditë për t’u ndarë. Zenkat ishin shkak tjetër për ndarje, si na thonë studiuesit

eksplorues. Shpesh vëllezërit ziheshin vetë me njëri tjetrin; më të vegjëlit nuk duronin kontrollin që atyre u bënin më të mëdhenjtë dhe qeses së familjes, ose “duke u hyrë dreqi në bark”. ata ziheshin për hiç gjë. Në rastin e fundit mund të ndikonte edhe klima. Alpet e Veriut, Malet e Labërisë ishin në një lartësi aq të madhe, saqë detyroheshin të rrinin në shtëpitë e tyre me muaj të tërë gjatë dimrit. Atëhere vëllai me vëllanë bëheshin nevrikë, shkëmbenin fjalë të ashpra midis tyre dhe më i vogli kërkonte të ndahej ose më i madhi e kërcënonte se do ta dëbonte nga shtëpia. Mbas dimrit, kur koha zbutej dhe i çlironte nga mbyllja në shtëpi, atyre u zbuteshin nervat, por atëhere secili ishte shumë krenar dhe nuk i merrte fjalët mbrapa, megjithëse i kishte thënë në rrëmbim e sipër. Në katundet afër qyteteve, vepronte dhe një shkak financiar. Duke pasur pazarin afër, secili vëlla dëshironte të kontrollonte qesen, gjë që nuk mund ta bënte po të mos ishte me shtëpi të ndarë.

Po ashtu shpesh herë vëllezërit ndaheshin, sepse gratë e tyre nuk shkonin mirë dhe ziheshin. Shoqëria e detyruar që u imponohej nga jeta patriarkore, natyrisht rëndonte më shumë mbi gratë, të cilat nuk kishin lidhje gjaku njëra me tjetrën, dhe as nuk qenë rritur njësoj në familjet e tyre. Rritja në mënyrë të ngjashme mund të paqtonte përplasjen e karaktereve midis burrave. Nganjëherë vëllezëritë ndaheshin me gjalljen e babait të tyre. Në këtë rast ata bëheshin me turp para botës dhe publikisht cilësoheshin me përbuzje si “njerëz prej fisijo të mirë”. Nganjëherë kjo nuk varej nga dëshira e tyre, porse duke qenë ata të pabindur dhe të pasjellshëm, i ati i detyronte që të iknin nga shtëpia, ose ata shkonin kaq keq njerime tjetrin sa ai kishte frikë se mos vriteshin.

Tre faktorë vepronin kundër ndarjes, saqë katër ose pesë breza, me njëzet ose më shumë shpirtë, mund të jetonin nën një strehë. E dyta, nga pikëpamja ekonomike ishte më mirë për çdo njeri që familja të qëndronte e bashkuar. Me një familje të madhe kishte mundësi të zhvilloheshin të gjitha degët e jetës blegtorale dhe bujqësore, ndërsa në një familje të vogël veprimtaria bujqësore duhej kufizuar; i njëjti person nuk mund të ruante lopët dhe qetë, delet dhe qingjat. Me plot të drejtë thotë proverbi “Ndarja e shkatërron familjen”. Por dhe në kohrat e herëshme. që ishin të vështira, nga pikëpamja praktike po dhe nga mundësia e traditës ishte mirë që vëllezërit të ishin të bashkuar ngushtë rreth njeri-tjetrit; sa më shumë pushkë që të kishte, aq më e fortë ishte familja.

Kur vendosnin të ndaheshin, malli i familjes ndahej në pjesë të barabarta pa marrë parasysh primogjeniturën (të drejtën e burrit më të moshuar e nga brezi më i vjetër). Çdo gjë që mund hahej ose të pihej, bulmetrat, bereqeti, groshët, vezët, mjalti. rakija konsideroheshin ushqim dhe ndahej në mënyrë të barabartë simbas gojëve që duheshin ushqyer, dhe çdo gjë tjetër: toka, gjëja e gjallë, veglat bujqësore, shtëpia, sendet shtëpiake konsideroheshin pasuri dhe ndaheshin në mënyrë të barabartë midis vëllezërvet.

Ligji i ushqimit, siç ishte përpunuar, vinte si rregull që çdo gojë në shtëpi ditën e ndarjes, mashkull ose femër, i sëmurë ose i shëndoshë, plak ose i porsalindur, kishte të drejtë të merrte një pjesë të barabartë në gjërat e ngrënies. Po të supozojmë se njëri nga të dy vëllezërit kishte përveç gruas së tij dhe dhjetë fëmijë, dhe tjetri dy, i pari merrte dymbëdhjet racione ushqimi dhe i dyti katër. Por edhe vlerësimi i moshës interpretohej në mënyra të ndryshme. Në Dibër bile dhe një fëmijë ende në bark të nënës merrte një racion të plotë, por në vënde të tjera, një fëmijë që kishte lindur qoftë edhe një orë mbas ndarjes nuk merrte gjë dhe ishte e natyrshme që babai parashikues përpiqej të mbrohej nga kjo humbje, duke vonuar ndarjen, po të ishte e mundur, deri sa të lindte fëmija. Në Lumë dhe në Mirditë, një fëmijë nën një vit nuk merrte ushqime, ideja ishte se qumështi i s’ëmës do t’i mjaftonte për një vit. Në vënde të tjera, një fëmijë i porsa lindur merrte pjesën e tij të plotë, duke u bazuar në faktin se ai, para se të kalonte një vit, pak do të hante, pak do të derdhte dhe pak do të linte t’ja hante macja. Ndarja në përgjithësi, por jo

në mënyrë të pashmangëshme, bëhej menjëherë mbas te korravet, ku hambarët ishin plot dhe kur duhej të kalonte nje vit i tërë para se arat të jepnin një prodhim të ri.

Megjithëse rezervat ushqimore në shumicën e vendeve ndaheshin në pjesë të barabarta, pavarësisht nga sasia tërësore e tyre, diku, në Malësinë e Madhe secili person merrte tri barre misër që konsiderohej si ushqim i mjaftueshëm për një vit. Në rast se kishte teprica, ato shiteshin dhe të ardhurat ndaheshin midis vëllezërvet. Në vënde të tjera rrallë kishte teprica, kështu që sasia nuk specifikohej kurrë.

Për efekte të ndarjes termi “bereqet” përfshinte jo vetëm misrin dhe grurin, por çdo gjë që rritej në arë ose në kopësht, si fruta dhe zarzavate. Përjashtimisht, në Godolesh ullinjtë dhe gjalpi konsideroheshin si pronë dhe ndaheshin në mënyrë të barabartë, jo simbas frymëve, por midis vëllezërve. Pasuria e paluajtshme ndahej në pjesë të barabarta midis vëllezërve. Kjo 1 përkiste vetëm pasurisë që trashëgohej nga babai, numri i fëmijëve që kishte çdo vëlla nuk merrej parasysh. Njëri nga të dy vëllezërit mund të kishte shtatë fëmijë dhe tjetri tre, porse secili vëlla merrte pikërisht gjysmën e pasurisë.

Një vëlla i vdekur injorohej kur ndaheshin ushqimet, por në rast se ai kishte lënë pas një djalë, të drejtat e këtij mbi një pjesë të barabartë të pasurisë mbeteshin të paprekura. Kjo e drejtë i kalonte djalit të tij, i cili, pavarësisht nga mosha, konsiderohej ditën e ndarjes, si përfaqësuesi i t’et dhe i barabarte me secilin nga vëllezërit e t’et. Të mendojmë se i vdekuri ishte njëri nga të katër vëllezerit, tre vëllezërit që rronin dhe djali i tij jetim merrnin secili nga një të katërtën e pasurisë së paluajtshme. Në rast se i vdekuri kishte lënë dy djem, ata bëheshin bashkëpronarë të një së katërtës pjesë. Edhe sikur të gjithë vëllezërit në një familje të madhe të vdisnin përpara se familja të prishej, parimi i ndarjes ishte i njëllojtë. Në rast se vëllezërit ishin tre, dhe më i madhi ndër ta kishte dhjetë pasardhës meshkuj, i dyti pesë dhe i treti një, pasuria ndahej në tri pjesë të barabarta, një pjesë për secilin prej tyre, pa marrë parasysh numrin jo të njëjtë të trashëgimtarëve të tyre.

Ndarja e ushqimeve ishte një punë e thjeshtë, një çështje aritmetike – kaq frymë, kaq porcione. Proçesi i ndarjes së tokës ishte shumë i ndërlikuar, gjë që kërkonte matje të përpikta dhe kalkulime të vështira. Në fillim matej toka me litar dhe ndahej në aq pjesë të barabarta sa ishin vëllezërit. Nganjëherë ajo matej me hapa, njeriu që maste hapat mbërthente duart prapa kurrizit, për të bërë që hapat e tij të ishin të barabartë. Kur kategoria e tokës ishte e njëllojtë, pjestimi i tokës me

këto metoda nuk paraqiste vështirësi. Por mund të ndodhte që një arë ose një pjesë e një are të ishte më e mirë se një tjetër. Si prona e mirë ashtu dhe ajo e keqja duheshin ndarë njësoj midis vëllezërve. Që të mund të bëhej kjo, zbatohej një sistem që mund të quhet sistemi i “shpërblimit”. Në më të shumtën e rasteve një arë më e vogël ose një pjesë më e vogël e së njëjtës arë i jepej më tepër atij vëllai, i cili merrte tokën më të keqe. Baza e përllogaritjes ishte prodhimi mesatar i tokës, gjë që dihej botërisht në fshat. Në këtë mënyrë madhësisë i kundërvihej cilësia. Në raste më të rralla pjesët vlerësoheshin dhe vëllai që merrte më të mirën, i paguante kompesim vëllait tjetër; teorikisht supozohej se ky i fundit të hollat e mara do t’i shpenzonte për të blerë për vete një copë tokë në një vënd tjetër. Me termin “tokë” përfshiheshin toka e punueshme, vreshtat, kopshti i perimeve, pemishtet, livadhet, ograjat, prozhmet e zabelet, të cilat ndaheshin të gjitha kur vëllezërit bënin pjesëtimin e pasurisë së tyre. Toka e pjesëtueshme me kuptimin e sipërm nuk përfshinte kujrinë. malin e bjeshkën, që shërbente për dru zjarri, për dushk, për kafshët dhe për lëndë ndërtimi. Këto nuk ndaheshin, por mbeteshin pasuri e përbashkët ndër vëllezër. Megjithatë ishte një gjë e rrallë të gjeje një familje të veçantë që të kishte një pronësi të saj kullota e pyje, të mëdha, sepse këto në përgjithësi zotëroheshin bashkërisht nga një shumicë familjesh ose edhe nga i gjithë fshati a dheu, edhe pse me preardhje të ndryshme. Familje të veçanta mund të kishin, zabele, livadhe ose vende të pavëna në përdorim, djerrina të kufizuara pra vetiake, krahas atyre të përbashkëta.
Janë për t’u përmendur dy kuriozitete nga pjesëtimi i tokës: në rast se një arë e punueshme ishte shumë e ngushtë, ajo ndahej për së gjëri, pse po të pjesëtohesh për së gjati, qetë e parmendës nuk kishin vend se ku të ktheheshin prapë, kur tërhiqnin parmenden; po ashtu, nga njëherë tre vëllezër, të cilët ndaheshin në mënyrë paqësore, mund të kishin dëshirë që secilën arë të babait të tyre ta pjesëtonin në tresh në vend që secili prej tyre të merrte nga një anë të veçantë. Mund të vinte një ditë kur njëri nga vëllezërit mund të dëshironte ta shiste tokën e atëherë do të kishte më shumë të ngjarë që toka të mbetej prapë në familje, në rast se ajo do të ishte kufi ngjitur me tokën e një vëllai tjetër. Ata thoshin gjithashtu, se dëshironin të mbanin gjallë kujtimin e kohës kur të gjitha arat i kishin si pronë së bashku, por kur një arë ishte larg nga një tjetër, dhe në duar të huaja, ishte më e vështirë të bindeshe se këto toka kishin qenë të gjitha të një familjeje. Po të ishte e mundur, ata do të dëshironin që lidhjet e tyre vëllezërore, t’i mbanin për njëqind ose më shumë vjet akoma. Kur njeri prej tyre donte të shiste një copë tokë, ose tërë tokën, së pari ia afronte, më të afërmit në gjak, mandej më të largtëve, fqinjve e rrallë herë toka delte jashtë vëllezërisë a lagjes. Jo të huajtë në vëllezëri!

Ndarja e shtëpisë së parbashkët ishte në përgjithësi diçka shumë më e ngatërruar. Ta zëmë se ishin dy vëllezër me një shtëpi që përbehej vetëm prej një dhome pritjeje dhe një kuzhine. Me metodën e ndarjes së thjeshtë njëri merrte dhomën dhe tjetri kuzhinën. Mbasi dhoma e ndejtjes ishte në mënyrë të dukshme shumë superiore, ajo vlerësohej së bashku me kuzhinën. Vlerat e të dyjave mblidheshin, pastaj pjesëtoheshin në dysh, dhe diferenca midis gjysmës të së tërës dhe vleftës së kuzhinës, i paguhej vëllait që dilte me më pak fat. Si të ishte bërë pagimi, konsiderohej se shtëpia e vjetër ishte ndarë në mënyrë të barabartë midis vëllezërve. Nganjëherë në vend të të hollave përdorej kompesimi në natyrë, duke iu dhënë një pjesë më e mirë e tokës atij vëllai që kishte marrë pjesën më të keqe të shtëpisë. Kur shtëpinë do ta merrte të tërën një vëlla, nëse e ka bërë baba, e merrte vëllai i vogël. Nëse e kanë bërë vetë, e merrte

Nganjëherë katër vëllezër ndaheshin dy nga dy, një pale mbeste në shtëpinë e vjetër dhe pala tjetër ikte nga shtëpia. Disa herë të tjera të katër vëllezërit ndaheshin një nga një, dy mbeteshin në shtëpinë e vjetër si përpara dhe dy të tjerë iknin nga shtëpia. Në këtë rast shtëpia e vjetër pjestohej në dy pjesë, një pjesë për secilin vëlla nga të dy që mbeteshin në shtëpi dhe një e katërtë e vlerës së saj ngaj secili prej tyre ia jepte secilit vëlla që ikte nga shtëpia. Në Dibër dhe Përlat, edhe në vende të tjera, vëllezërit që largoheshin merrnin një copë tokë më tepër për truall për shtëpinë që duhej të ndërtonin.

Pothuajse kudo, shtëpia e vjetër vlerësohej ashtu siç ishte në këmbë, po kishte dhe një sistem tjetër. Ky sistem nuk merrte parasysh lëndën, gurët dhe baltën (për llaçin) që ishte përdorur për ndërtimin e shtëpisë, se këto materiale nuk kushtonin veçse punë, dhe puna ishte bërë bashkarisht nga e gjithë familja, kur ishte e pandarë. Vëllezërit, të cilët mbanin mend se sa ishte paguar mjeshtëri që kishte ndërtuar shtëpinë, e ndanin atë shumë në mënyrë të barabartë midis tyre; ajo ishte, zakonisht jo më shumë se 6 ose 7 napolona deri në Luftën e Dytë Botërore. Zakonisht, vëllai që mbante shtëpinë u paguante të holla vëllezërve të tjerë që iknin nga shtëpia; e meta e këtij sistemi ishte se ai nuk merrte parasysh luhatjet në vlerën e parasë.

Mbasi ishin pjesëtuar toka dhe shtëpia, viheshin kufijtë midis pasurive. Duhet thënë se shtëpia përfshinte tokën përreth saj dhe po ashtu vathët e lopëve dhe të deleve. Në rast se toka ishte nën ujë, vijat e ujit caktoheshin në të njëjtën kohë me kufijtë. Kur babai kishte pasur në zotërim një arë me një vijë uji përmes, gjithë gjatësisë së saj, djemtë e tij e përdornin këtë vijë pa vështirësi, secili merrte një degë të vogël të veçantë nga ajo dhe e shpinte në pjesën e tij të arës. Në rast se burimi i vijës ishte më larg, vëllezërit së bashku gërmonin një vijë deri në pikën ku tokat e tyre bashkoheshin dhe prej andej secili bënte një vijë të veçantë përmes tokës së tij; secili preferonte që këtë vijë ta bënte nën shtegun e ngushtë që ndodhej ndërmjet arës së tij dhe asaj të vëllait por në anën e tij. Kur ujët vinte nga lart arës, e cila ishte aq e ngushtë saqë kishte nevojë që të ndahej së gjëri,

vëllai që merrte gjysmën e poshtëme kishte të drejtë të bënte një vijë uji poshtë, në anën e tokës së vëllait të tij. Por sipërfaqja që zinte kjo vijë e re matej dhe një sasi e barabartë toke zbritej nga toka e tij dhe i shtohej asaj të vllait. Natyrisht se këtu ishte fjala për ujë vaditës që rrjedh. Po ashtu, kur vëllezërit ndaheshin, caktonin edhe periudhën e kohës, dhe nëse shtëpia e pandarë kishte pasur të drejtë të vadiste dy ditë, secili nga vëllezërit kishte të drejtë për një ditë dhekur ishin tre, secili nga të tre vëllezërit për gjashtëmbëdhjetë orë secili.

Ujët e pijshëm rrallë rregullohej nga ligji: “Zoti e ka falë” dhe pothuaj se kudo me bollëk. Megjithatë, në disa katunde. afër Shkodrës kishte kaq pak, saqë ujët e pijshëm pjesëtohej me shtama të paktën në stinën e thatësirës. Kur vëllezërit ndaheshin në këto katunde pjesa e tyre e ujit të pijshëm caktohej kur bëhej ndarja. Pjesëtimi bëhej si me ushqimet, për frymë, kaq shtama ujë për person.

Të drejtat për të bluar në mulli ndryshonin prej një vendi në një tjetër. Aty ku ato ishin me orë ose me ditë kuota e secilit vëlla caktohej ditën e ndarjes. Prap ndarja ishte një çështje aritmetike, secili prej vëllezërve kur ishin dy, merrte si pjesë gjysmën e periodës së babait. Pra ndarja bëhej në përpjesëtim mes vëllezërve.

(Etnologjia e Shqiptarëve nga Mark Tirta) /Trungu & InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here